[KDE-SHQIP] Rreth platformave të bashkëpunimit [Re Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1]
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Sun Mar 28 17:45:19 BST 2021
On Sun, 28 Mar 2021 15:15:53 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> On Sun, Mar 28, 2021 at 2:27 PM Besnik Bleta
> Çfarë ndodh nëse një sugjerim që kam bërë
> më parë nuk e ke marrë parasysh, ose e ke marrë parasysh pjesërisht
> (ose me ndryshime)?
> Mund të të sugjerohet përsëri dhe do të të duhet ta shqyrtosh
> (refuzosh) përsëri.
E zëmë se dërgove një diff1. Pas tij, vazhdon punën dhe në
një fazë të caktuar, dërgon një diff2. diff2 ka brenda edhe
diff1, sepse ti vazhdon të përdorësh të njëjtin .po përkthimi
që përdorje me diff1.
> > Jo. U qëndroj mendimeve që kam shprehur edhe më parë për këtë
> > çështje. Aq më tepër që ti, si i zoti, ke marrë përsipër t’i
> > koncentrosh kontributet.
>
> Jo, unë nuk mund të marr përsipër të koncentroj kontributet. Të
> lehtësoj komunikimin dhe bashkëpunimin midis kontribuesve ndoshta po,
> në bazë të rregullave dhe preferencave të përcaktuara prej vetë atyre.
Nga email-e të mëparshëm më ishte krijuar ideja
se kjo ishte ajo që doje të bëje në këtë rast.
> > Koncepti “komunitet” është interesant, por është keqpërdorur shpesh
> > kundër atyre që kanë qenë vërtet të interesuar për të, ose që i kanë
> > dhënë arsyen e ekzistencës këtyre “komuniteteve”. Shembuj ka
> > plot, dhe emra të shquar.
>
> Mund të jetë edhe kështu, por nuk kjo nuk është arsye për të rrefuzuar
> bashkëpunimin me të tjerët.
Varet se ç’kuptohet me “bashkëpunim”.
Besnik
P.S. Për tema të tjera, nuk jam përgjigjur, sepse
i jemi larguar shumë qëllimit të listës.
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list