[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Sun Mar 28 14:15:53 BST 2021


On Sun, Mar 28, 2021 at 2:27 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:

> Nuk prish punë. Kërkimi imi, për një varg të ndryshuar tashmë prej
> meje, nuk do të prodhojë gjë dhe do ta kuptoj që këtë e kam kaluar
> njëherë.

Nuk jam i sigurtë për këtë. Çfarë ndodh nëse një sugjerim që kam bërë
më parë nuk e ke marrë parasysh, ose e ke marrë parasysh pjesërisht
(ose me ndryshime)?
Mund të të sugjerohet përsëri dhe do të të duhet ta shqyrtosh
(refuzosh) përsëri.

Megjithatë unë po vazhdoj me të njëjtën mënyrë dhe të shohim se si do ecë.

> > Përveç kësaj, kam edhe ndonjë replikë për komentet e tua, por e shoh
> > se me email shumë shpejt situata ka për të dalë jashtë kontrollit
> Përse? E vetmja gjë që kam merak, është mbetja brenda temës.

Sepse replikë pas replike emailat bëhen shumë shpejt të mbingarkuar,
sidomos nëse nuk kujdesesh të fshish pjesët e tëpërta (që nuk kanë
lidhje me përgjigjen që po jep).

> Unë jam për minimalizëm. Krejt platformat e tjera, me
> lajle e lule përpiqem t’i shmang.

Minimalizëm do të thotë që të përdorësh vetëm një terminal dhe një
text editor, jo PO editor, GUI diff, etj. Por askush nuk e bën këtë.

> Fakti që projekte të stërmëdha i përdorin listat e postimeve
> me sukses prej kaq kohësh, për gjëra shumë të ndërlikuara
> se sa përkthimi, flet vetë.

Një shprehje thotë "Old habits die hard"
(https://www.macmillandictionary.com/dictionary/british/old-habits-die-hard).
Përdorimi i listave është një nga këto zakone të vjetra, prandaj
njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë prej tyre, jo se janë mjeti
më i mirë i komunikimit.
Kush qënkan këto projekte të stërmëdha? Linux-i? KDE-ja? Baza e
suksesit të tyre janë Git dhe SVN, si mjete që mundësojnë
bashkëpunimin dhe shkrirjen e kontributeve të ndryshme.

> Jo. U qëndroj mendimeve që kam shprehur edhe më parë për këtë çështje.
> Aq më tepër që ti, si i zoti, ke marrë përsipër t’i koncentrosh kontributet.

Jo, unë nuk mund të marr përsipër të koncentroj kontributet. Të
lehtësoj komunikimin dhe bashkëpunimin midis kontribuesve ndoshta po,
në bazë të rregullave dhe preferencave të përcaktuara prej vetë atyre.

> Koncepti “komunitet” është interesant, por është keqpërdorur shpesh
> kundër atyre që kanë qenë vërtet të interesuar për të, ose që i kanë
> dhënë arsyen e ekzistencës këtyre “komuniteteve”. Shembuj ka
> plot, dhe emra të shquar.

Mund të jetë edhe kështu, por nuk kjo nuk është arsye për të rrefuzuar
bashkëpunimin me të tjerët.
Nuk i kam parasysh shembujt, por ndoshta mund të nxiret mësim prej
tyre për të shmangur gabimet e të kaluarës dhe për ti bërë gjërat më
mirë.

Dolëm pak nga tema, por nuk ke çi bën.

Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list