[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Tue Mar 23 08:16:28 GMT 2021


On Mon, 22 Mar 2021 11:52:09 +0100
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> On Mon, Mar 22, 2021 at 10:40 AM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
> I kam ngarkuar përkthimet e GCompris në B-Translator:
> https://btranslator.net/btr/project/KDE/gcompris/sq/list
> 
> Për fat të mirë duket se ende punon, pas kaq shumë vitesh i lënë pa
> përdorur. Nqs unë bëj ndonjë sugjerim aty, normalisht ti duhet të
> njoftohesh me email.
Njoftimi me email nuk më prish punë. Ngaqë punoj përditë me të.
Nuk më humbasin sugjerimet.

> Por një mundësi tjetër është që ta mbështesësh sugjerimin tim në
> B-Translator (dhe besoj se mund ta fshish edhe përkthimin e vjetër,
> nëse e sheh të arsyeshme).
> Në fund (p.sh. pas 1 muaji ose 3 muajsh) mund ti nxjerrësh
> (eksportosh) përkthimet nga B-Translator në format PO. Ke mundësi që
> të nxjerrësh vetëm ato përkthime që kanë miratimin tënd (votën tënde),
> duke i injoruar efektivisht sugjerimet e mija (ose të dikujt tjetër)
> që nuk të pëlqejnë.
> 
> Këto skedarë PO që nxiren nga B-Translator, e mira është që të bëhen
> merge me skedarët e tu lokalë, para se të dërgohen në KDE. Një nga
> arsyet është se B-Translator e kufizon gjatësinë e vargjeve dhe të
> përkthimeve deri në 1000 shkronja, dhe nëse ka të tilla nuk i
> importon. Kështu që edhe kur eksportohen skedarët PO këto mungojnë.
> Vura re që GCompris ka nja 2-3 të tilla që janë shumë të gjata.
> Ndoshta editorët PO e lejojnë bashkimin/shkrirjen e dy skedarëve PO,
> ose mund të bëhet nga vija e komandave:
> https://medium.com/i18n-and-l10n-resources-for-developers/how-to-combine-two-po-translation-files-together-f48b1952c080
> 
> A të duket e arsyeshme apo e pranueshme kjo mënyrë pune (duke përdorur
> B-Translator për sugjerimet)? Për mua të paktën (që bëj sugjerimet)
> është më kollaj sesa të hap skedarët PO të GCompris, dhe ti postoj
> sugjerimet në listë.

Ka një rrugë më të lehtë dhe më të efektshme për këtë punë: një diff
Kurdo që mendon se duhet, mund të eksportosh një .po, të bësh një diff
kundrejt origjinalit dhe ta postosh këtu. Në këtë mënyrë, shihet
kollaj se çfarë propozohet, dhe parashtrimi i propozimeve është i lehtë.

Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list