[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Sun Mar 28 13:27:01 BST 2021


On Sun, 28 Mar 2021 12:59:25 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> sa herë që të nxjerr një diff, është e vështirë për
> mua që të mos përfshi në të edhe sugjerimet që ti kam dërguar më parë.
Nuk prish punë. Kërkimi imi, për një varg të ndryshuar tashmë prej
meje, nuk do të prodhojë gjë dhe do ta kuptoj që këtë e kam kaluar
njëherë.

> Përveç kësaj, kam edhe ndonjë replikë për komentet e tua, por e shoh
> se me email shumë shpejt situata ka për të dalë jashtë kontrollit
Përse? E vetmja gjë që kam merak, është mbetja brenda temës.

> Listat e mesazheve (mailing lists) gjithashtu kanë problemet e tyre
> ekzistenciale dhe nuk janë mjeti më i mirë i komunikimit në ditët e
> sotme (p.sh. shiko këtë diskutim:
> https://community.fsfe.org/t/mails-from-mailing-lists-are-being-bounced)
Kemi dalë nga tema, po përgjigjem vetëm për hir respekti:

Unë jam për minimalizëm. Krejt platformat e tjera, me
lajle e lule përpiqem t’i shmang. 

Fakti që projekte të stërmëdha i përdorin listat e postimeve
me sukses prej kaq kohësh, për gjëra shumë të ndërlikuara
se sa përkthimi, flet vetë.

> Unë do preferoja që diskutimet gjuhësore ti zhvillonim te
> B-Translator, i cili ka një sistem komentesh me diskutime të veçanta
> për çdo varg. P.sh. shiko:
> https://btranslator.net/translations/sq/003679fcdde8fcf77b70c61afcc92ddbfce9f313
> Faktikisht nuk jam aspak i kënaqur që sistemi i diskutimeve është
> Disqus, dhe kam pasur në plan prej kohësh që ta zëvendësoj me ndonjë
> sistem self-hosted. Por problemet teknike (si edhe mungesa e
> interesimit për B-Translator) më kanë penguar që ta bëj një gjë të
> tillë.
> 
> Këto kohët e fundit po shoh nëse mund të përdor TalkYard, i cili duket
> mjaft premtues: https://www.talkyard.io/blog-comments
> Por përsëri, nëse nuk ka interes për ta përdorur, nuk ia vlen që të
> shpenzosh kohë me të.
> 
> Do ishe i gatshëm që ta provonim një sistem të tillë, të paktën me
> GCompris, nëse arrij ta vë në punë? Mendoj se do ishte një mjet i
> dobishëm për të krijuar një komunitet përkthyesish që bashkëveprojnë
> me njëri-tjetrin (në kontrast me përkthyesit si luftëtarë apo heronj
> të vetmuar).

Jo. U qëndroj mendimeve që kam shprehur edhe më parë për këtë çështje.
Aq më tepër që ti, si i zoti, ke marrë përsipër t’i koncentrosh kontributet.

Koncepti “komunitet” është interesant, por është keqpërdorur shpesh
kundër atyre që kanë qenë vërtet të interesuar për të, ose që i kanë
dhënë arsyen e ekzistencës këtyre “komuniteteve”. Shembuj ka
plot, dhe emra të shquar.

> Më poshtë po bëj edhe nja dy replika të vogla.
> 
> Dashamiri
> 
> On Sun, Mar 28, 2021 at 11:57 AM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
> 
> > 6.
> >
> >  msgid "Memory Game with images against Tux"
> > -msgstr "Lojë kujtese me figura, kundër Tux-it"
> > +msgstr "Loja e Kujtesës me figura, kundër Tux-it"
> >
> > Nuk di të ketë ndonjë lojë të quajtur posaçërisht “Loja e Kujtesës”
> >  
> 
> Më duket se ka, prandaj edhe "Game" është me të madhe.
Janë disa veprimtari që merren me ushtrimin e kujtesës. 
Do ta konsideroja një “typo” te origjinali.
Sapo kërkova shpjegime.


> 
> 
> > 11.
> >
> > -msgstr "Babai i Mondit i dha atij 17 copa kallamsheqeri, t’i ndajë
> > me shokët: 2 djem dhe 2 vajza. Ndihmojeni t’u ndajë shokëve copat e
> > kallamsheqerit."
> > +msgstr "Babai i dha Mondit 17 sheqerka që t’i ndajë
> > me shokët: 2 djem dhe 2 vajza. Ndihmojeni që t’u japë sheqerka
> > shokëve." Po, për pjesën e parë të sugjerimit “Babai i dha Mondit”.
> >
> > Kuptimi im për “sheqerka” është çdo gjë ka sheqer në
> > një përqindje dërrmuese, dhe të kristalizuar. Por nga
> > figurat në veprimtarinë këtu është e qartë që bëhet fjalë
> > për një lloj sheqerke: kallamin e famshëm të sheqerit,
> > “kallamsheqerin”.
> >
> > Mbase është zhdukur tani, por kush është rritur para ’90
> > nuk e harron…  
> 
> Epo këtu është puna, a ka ndonjë fëmijë që e kupton çdo me thënë
> "kallamsheqeri", pa ia shjeguar. Mbase mund të përdoret "karamele",
> nuk e di.
“Me të pyetur gjen Stambollin…” :)

Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list