[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Sun Mar 28 11:59:25 BST 2021
Besnik, përgjigja jote më inkurajon që të vazhdoj më tej.
Deri tani kam kaluar afro 40 vargje, që nuk janë as 1% e totalit prej
5-6 mijë vargje. Pra ka edhe shumë e shumë punë për tu bërë.
Nga ana tjetër, sa herë që të nxjerr një diff, është e vështirë për
mua që të mos përfshi në të edhe sugjerimet që ti kam dërguar më parë.
Përveç kësaj, kam edhe ndonjë replikë për komentet e tua, por e shoh
se me email shumë shpejt situata ka për të dalë jashtë kontrollit dhe
ka për tu bërë e pamanaxhueshme.
Listat e mesazheve (mailing lists) gjithashtu kanë problemet e tyre
ekzistenciale dhe nuk janë mjeti më i mirë i komunikimit në ditët e
sotme (p.sh. shiko këtë diskutim:
https://community.fsfe.org/t/mails-from-mailing-lists-are-being-bounced)
Unë do preferoja që diskutimet gjuhësore ti zhvillonim te
B-Translator, i cili ka një sistem komentesh me diskutime të veçanta
për çdo varg. P.sh. shiko:
https://btranslator.net/translations/sq/003679fcdde8fcf77b70c61afcc92ddbfce9f313
Faktikisht nuk jam aspak i kënaqur që sistemi i diskutimeve është
Disqus, dhe kam pasur në plan prej kohësh që ta zëvendësoj me ndonjë
sistem self-hosted. Por problemet teknike (si edhe mungesa e
interesimit për B-Translator) më kanë penguar që ta bëj një gjë të
tillë.
Këto kohët e fundit po shoh nëse mund të përdor TalkYard, i cili duket
mjaft premtues: https://www.talkyard.io/blog-comments
Por përsëri, nëse nuk ka interes për ta përdorur, nuk ia vlen që të
shpenzosh kohë me të.
Do ishe i gatshëm që ta provonim një sistem të tillë, të paktën me
GCompris, nëse arrij ta vë në punë? Mendoj se do ishte një mjet i
dobishëm për të krijuar një komunitet përkthyesish që bashkëveprojnë
me njëri-tjetrin (në kontrast me përkthyesit si luftëtarë apo heronj
të vetmuar).
Më poshtë po bëj edhe nja dy replika të vogla.
Dashamiri
On Sun, Mar 28, 2021 at 11:57 AM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
> 6.
>
> msgid "Memory Game with images against Tux"
> -msgstr "Lojë kujtese me figura, kundër Tux-it"
> +msgstr "Loja e Kujtesës me figura, kundër Tux-it"
>
> Nuk di të ketë ndonjë lojë të quajtur posaçërisht “Loja e Kujtesës”
Më duket se ka, prandaj edhe "Game" është me të madhe.
> 11.
>
> -msgstr "Babai i Mondit i dha atij 17 copa kallamsheqeri, t’i ndajë me
> shokët: 2 djem dhe 2 vajza. Ndihmojeni t’u ndajë shokëve copat e
> kallamsheqerit."
> +msgstr "Babai i dha Mondit 17 sheqerka që t’i ndajë
> me shokët: 2 djem dhe 2 vajza. Ndihmojeni që t’u japë sheqerka
> shokëve." Po, për pjesën e parë të sugjerimit “Babai i dha Mondit”.
>
> Kuptimi im për “sheqerka” është çdo gjë ka sheqer në
> një përqindje dërrmuese, dhe të kristalizuar. Por nga
> figurat në veprimtarinë këtu është e qartë që bëhet fjalë
> për një lloj sheqerke: kallamin e famshëm të sheqerit,
> “kallamsheqerin”.
>
> Mbase është zhdukur tani, por kush është rritur para ’90
> nuk e harron…
Epo këtu është puna, a ka ndonjë fëmijë që e kupton çdo me thënë
"kallamsheqeri", pa ia shjeguar. Mbase mund të përdoret "karamele",
nuk e di.
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list