[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Sun Mar 28 10:56:49 BST 2021


Formati .diff më mbaron punë.

Po komentoj secilën prej ndryshimeve të propozuara:

1.

-msgstr "trung"
+msgstr "ditar"

Këtu është fjala konkretisht për “trung”. Shih
këtu https://gcompris.net/incoming/lang/words.html 
Tregohen me figura krejt objektet që u korrespondojnë
zërave.

Lidhur me kuptimin tjetër të fjalës “log”, unë e kam
përkthyer gjithnjë me “regjistër”. “Ditari” ka kuptim
tjetër në shqip. Objektit ku mbaheshin shënim gjithçka
kishte lidhje me lëndën nxënësit, notat, mungesat, etj
atij që përbënte dokumentin bazë ku regjistrohej
veprimtaria në klasë i thoshin “regjistër”.

Shpjegimi në Fjalorin e Shqipes është i qartë këtu:

REGJISTËR I m.
    Fletore e madhe, zakonisht e ndarë me vija sipas nevojës, ku
shënohen emra, shifra, fakte etj. që të ruhen e të përdoren më pas për
qëllime të ndryshme. Regjistri i llogarisë (i magazinës). Regjistri i
klasës. Regjistri i kompanisë. Regjistri i të sëmurëve. Regjistri
themeltar i shtetasve libri që mbajnë zyrat e gjendjes civile, në të
cilin shënohen të dhënat e plota për çdo shtetas (emri, mbiemri,
atësia, amësia, seksi, vendlindja, data e lindjes, martesa, vdekja dhe
çdo ndryshim tjetër që bëhet me vendim të organeve të pushtetit ose të
gjykatës). Regjistri i anijes libri i anijes. Regjistri i amzës.
Regjistri i hotelit. Shkruaj (shënoj, hedh) në regjistër.


P.S. Për ta bërë edhe më të ndërlikuar qëmtimin, mësuesit, përveç
regjistrit, kishin edhe ditarin e tyre personal të punës… :D


2.

 "Shtypni çfarëdo tasti te tastiera.\n"
-"    Shkronja, numra dhe shenja të tjera do të prodhojnë shenjën
 përkatëse në ekran.\n" -"    Nëse ka një zë përkatës, do të luhet,
 përndryshe do të luhet një tingull.\n"
+"    Tastat për shkronja,
 numra dhe shenja të tjera do të prodhojnë shenjën përkatëse në
 ekran.\n" +"    Nëse ka një zë përkatës, do të luhet, përndryshe do të
 bëjë një tingull bip.\n" "    Tastet e tjerë do të prodhojnë thjesht
 një tingull klikimi.\n" "    "

Po e kaloj si: 

"Shtypni çfarëdo tasti te tastiera. Tastet shkronja, numra dhe shenja
të tjera do të prodhojnë në ekran shenjën përkatëse. Nëse ka një zë
përkatës, ky do të luhet, përndryshe do të dëgjohet një tingull."

duke shtuar Taste (“Tasta” është e keqshkruar) për kthjellim të
kuptimit. “bip” më duket i tepërt. 


3. 


-msgstr "Shpjereni topin te dera. Hapni sytë mos ta bëni të bjerë në
 vrimat. Që të shkyçet dera, te kutia duhen prekur butona të numërtuar
 kontaktesh sipas radhës së duhur. Topin mund ta lëvizni duke ndryshuar
 pjerrësinë e pajisjes tuaj celulare. Në desktop përdorni tastet
 shigjetë që të simuloni ndryshim pjerrësie." 
+msgstr "Shpjereni topin te dera. Kujdes mos t'ju bjerë te gropat.
 Butonat me numra brënda kutisë duhen prekur sipas radhës, që të hapet
 dera. Topin mund ta lëvizni duke ndryshuar pjerrësinë e pajisjes tuaj
 celulare. Në desktop përdorni tastet shigjetë që të simuloni ndryshim
 pjerrësie." 

Po. Me dy ndryshime “brenda” në vend se “brënda” dhe ’ në vend se '
Gropa është fjala e duhur.

4.

 -msgstr "Tërhiqeni çdo figurë prej anës te emri përkatës në fushën
 kryesore. Klikoni mbi butonin OK, që të kontrollohet përgjigja juaj." 
 +msgstr "Çojeni çdo figurë te emri përkatës në fushën kryesore, duke e
 tërhequr prej anës. Klikoni mbi butonin OK, që të kontrollohet
 përgjigja juaj."

 Po. Versioni yt është më i mirë.


5.

-msgstr "Ktheni në anën tjetër letrat, që një veprim të përputhet me
 përfundimin e tij."
+msgstr "Ktheni letrat në anën tjetër, që të  përputhni një veprim me
 përfundimin e tij." 

Edhe këtu, versioni yt është më i mirë.


6. 

 msgid "Memory Game with images against Tux"
-msgstr "Lojë kujtese me figura, kundër Tux-it"
+msgstr "Loja e Kujtesës me figura, kundër Tux-it"

Nuk di të ketë ndonjë lojë të quajtur posaçërisht “Loja e Kujtesës”
Në GCompris ka një mori veprimtarish për zhvillimin e kujtesës,
ndaj edhe e kam emrin në të pashquar.

 
7.

 msgid "Tab: navigate between the item list and the mosaic"
-msgstr "Tasti Tab: lëvizni nëpër listën e elementëve dhe te mozaiku"
+msgstr "Tasti Tab: shkoni nga lista e elementëve te mozaiku dhe
 anasjelltas"

Edhe këtu, versioni yt është më i mirë.

Po zëvendësoj “shkoni” me “kaloni”, ngaqë më duket më pak
fizike dhe më shumë abstrakte
 
8.

-msgstr "Lëvizni një copë"
+msgstr "Lëvizni një gur"

Absolutisht e drejtë. 


9.

-msgstr "Përzgjidhi Paraqitje Me Domino"
+msgstr "Përzgjidhni Paraqitjen e Dominove"

Absolutisht e drejtë.
 

10.

-msgstr "Simboli “kg” në fund të një numri do të thotë kilogram."
+msgstr "Simboli “kg” pas një numri do të thotë kilogram."

Absolutisht e drejtë.


11.

-msgstr "Babai i Mondit i dha atij 17 copa kallamsheqeri, t’i ndajë me
shokët: 2 djem dhe 2 vajza. Ndihmojeni t’u ndajë shokëve copat e
kallamsheqerit."
+msgstr "Babai i dha Mondit 17 sheqerka që t’i ndajë
me shokët: 2 djem dhe 2 vajza. Ndihmojeni që t’u japë sheqerka
shokëve." Po, për pjesën e parë të sugjerimit “Babai i dha Mondit”.

Kuptimi im për “sheqerka” është çdo gjë ka sheqer në
një përqindje dërrmuese, dhe të kristalizuar. Por nga
figurat në veprimtarinë këtu është e qartë që bëhet fjalë
për një lloj sheqerke: kallamin e famshëm të sheqerit,
“kallamsheqerin”. 

Mbase është zhdukur tani, por kush është rritur para ’90
nuk e harron… 

“Rroftë kallamsheqeri! Poshtë sheqerkat!”


12.

-msgstr "Jepini pjerrësi kutisë që ta shtyni topin drejt derës."
+msgstr "Jepini pjerrësi kutisë që ta çoni topin drejt derës."
 
Po.

Isha gati të shkruaja që “çoj” është krahinorizëm, por fjalori nuk
e tregon si të tillë.


Faleminderit për sugjerimet.

Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list