[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Tue Mar 23 08:44:29 GMT 2021
On Mon, 22 Mar 2021 18:02:28 +0100
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> On Mon, Mar 22, 2021 at 5:11 PM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> > > A të duket e arsyeshme apo e pranueshme kjo mënyrë pune (duke
> > > përdorur B-Translator për sugjerimet)? Për mua të paktën (që bëj
> > > sugjerimet) është më kollaj sesa të hap skedarët PO të GCompris,
> > > dhe ti postoj sugjerimet në listë.
> >
> > Ka një rrugë më të lehtë dhe më të efektshme për këtë punë: një diff
> > Kurdo që mendon se duhet, mund të eksportosh një .po, të bësh një
> > diff kundrejt origjinalit dhe ta postosh këtu. Në këtë mënyrë,
> > shihet kollaj se çfarë propozohet, dhe parashtrimi i propozimeve
> > është i lehtë.
> Unë mund të eksportoj skedarët PO me sugjerimet e mia, dhe të ti
> dërgoj, dhe pastaj ti mund tu bësh një diff me origjinalin për të parë
> ndryshimet.
Edhe kjo bëhet.
> P.sh. një varg i gjatë
> (origjinali anglisht ose përkthimi shqip) mund të shkruhet si një i
> tërë i vendosur mes 2 thonjëzave, ose mund të thyhet në rreshta të
> ndryshëm, ku secili rresht është midis thonjëzave.
Meld-i do ta shfaqte një ndryshim të tillë. Sapo e provova. Po
bashkëngjis dhe një foto, për ilustrim.
> Një problem tjetër, është që disa vargje mund të jenë shumë të gjata
> (mbi 1000 shkronja) dhe nuk importohen në B-Translator. Kjo është një
> arsye tjetër që një skedar PO i eksportuar nga B-Translator të
> ndryshojë me origjinalin.
Atëherë për të bërë ndryshimet mund të përdoret një përpunues i thjeshtë
tekstesh, dhe jo një për po…
Një zgjidhje tjetër është përftimi vetëm i vargjeve të përkthyera, si
tekst i thjeshtë, përmes po2tx. Dhe më pas të përdoret ky tekst për
të bërë sugjerime. Këto do të jenë të dukshme për një diff.
besnik
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: diff_nga_Meld.png
Type: image/png
Size: 341545 bytes
Desc: not available
URL: <http://mail.kde.org/pipermail/kde-i18n-sq/attachments/20210323/166848ec/attachment-0001.png>
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list