[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Mon Mar 22 17:02:28 GMT 2021
On Mon, Mar 22, 2021 at 5:11 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
> > A të duket e arsyeshme apo e pranueshme kjo mënyrë pune (duke përdorur
> > B-Translator për sugjerimet)? Për mua të paktën (që bëj sugjerimet)
> > është më kollaj sesa të hap skedarët PO të GCompris, dhe ti postoj
> > sugjerimet në listë.
>
> Ka një rrugë më të lehtë dhe më të efektshme për këtë punë: një diff
> Kurdo që mendon se duhet, mund të eksportosh një .po, të bësh një diff
> kundrejt origjinalit dhe ta postosh këtu. Në këtë mënyrë, shihet
> kollaj se çfarë propozohet, dhe parashtrimi i propozimeve është i lehtë.
Unë mund të eksportoj skedarët PO me sugjerimet e mia, dhe të ti
dërgoj, dhe pastaj ti mund tu bësh një diff me origjinalin për të parë
ndryshimet.
POR ka një problem sepse diff nuk funksionon mirë me skedarët PO (me
sa mbaj mënd). Një arsye është që rradha e stringjeve mund të ketë
ndryshuar gjatë eksportimit.
Besoj se B-Translator e ruan rradhën e vargjeve gjatë eksportit
njëlloj siç ishin kur u importuan, por problemi më i madh është
formati i vargjeve që nuk është strikt. P.sh. një varg i gjatë
(origjinali anglisht ose përkthimi shqip) mund të shkruhet si një i
tërë i vendosur mes 2 thonjëzave, ose mund të thyhet në rreshta të
ndryshëm, ku secili rresht është midis thonjëzave. Të gjitha këto janë
të pranueshme dhe të njëvlerëshme për formatin PO, por diff-i që del
midis dy skedarëve PO të njëvlershëm (por me format të ndryshëm) është
i papërdorshëm.
Për këtë arsye ndoshta duhet përdorur Pology:
http://pology.nedohodnik.net/doc/user/en_US/ch-diffpatch.html
Një problem tjetër, është që disa vargje mund të jenë shumë të gjata
(mbi 1000 shkronja) dhe nuk importohen në B-Translator. Kjo është një
arsye tjetër që një skedar PO i eksportuar nga B-Translator të
ndryshojë me origjinalin.
Besoj se do ta gjejmë një mënyrë që të jetë e përshtatshme për të gjithë.
Të shtunën e ardhshme, në orën 4 pasdite, e kemi lënë që të takohemi
prapë me Agronin. Po deshe dhe po e pe të arsyeshme hajde edhe ti, që
të diskutojmë ose të provojmë ndonjë komandë.
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list