[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Mon Mar 22 12:37:03 GMT 2021


On Mon, 22 Mar 2021 11:59:09 +0100
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> On Mon, Mar 22, 2021 at 10:40 AM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
> >
> > Janë të mirëpritura.  
> 
> Një vërejtje e vogël nga faqja shqip: fjalët "xhironi këto urdhëra"
> sikur ma vrasin veshin.
> Kam më shumë se 25 vjet që kam filluar ta përdor kompjuterin (atere
> kompjuteri përdorej vetëm me komanda), dhe gjithmonë i kemi thënë
> "jepni këto komanda". Mbase fjala "komandë" nuk është tamam shqip, por
> përdoret.
> 
> Dashamiri

Gjithçka më sipër është e vërtetë.

Problemi fillon kur shihet puna nga kënde të tjera.

P.sh., thuhet “Është urdhër i prerë i komandës të mos lëvizë asnjë!”

Në origjinal, termi në IT është përdorur pas përdorimit të tij në
ushtri. Duke ndjekur të njëjtën logjikë, mund të përdornim atë
që përdorte ushtria. 
Por edhe kjo i përdor që të dyja fjalët. “Urdhër” në më shumë raste.

Dhe i gjithë ky muhabet, bëhet edhe më i ndërlikuar, po të mendosh që
që të dyja fjalët janë me rrënjë të huaj…


More information about the Kde-i18n-sq mailing list