[KDE-SHQIP] Sugjerime, vërejtje dhe ankesa për përkthimin e GCompris 1.1
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Mon Mar 22 10:52:09 GMT 2021
On Mon, Mar 22, 2021 at 10:40 AM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> Janë të mirëpritura.
Besnik,
I kam ngarkuar përkthimet e GCompris në B-Translator:
https://btranslator.net/btr/project/KDE/gcompris/sq/list
Për fat të mirë duket se ende punon, pas kaq shumë vitesh i lënë pa përdorur.
Nqs unë bëj ndonjë sugjerim aty, normalisht ti duhet të njoftohesh me email.
A e merr apo s'e merr parasysh sugjerimin kjo është puna jote.
Nqs sugjerimi të duket i arsyeshëm, ti mund të korrigjosh skedarët PO
që ke në kompjuterin tënd, para se ti ridërgosh te KDE.
Por një mundësi tjetër është që ta mbështesësh sugjerimin tim në
B-Translator (dhe besoj se mund ta fshish edhe përkthimin e vjetër,
nëse e sheh të arsyeshme).
Në fund (p.sh. pas 1 muaji ose 3 muajsh) mund ti nxjerrësh
(eksportosh) përkthimet nga B-Translator në format PO. Ke mundësi që
të nxjerrësh vetëm ato përkthime që kanë miratimin tënd (votën tënde),
duke i injoruar efektivisht sugjerimet e mija (ose të dikujt tjetër)
që nuk të pëlqejnë.
Këto skedarë PO që nxiren nga B-Translator, e mira është që të bëhen
merge me skedarët e tu lokalë, para se të dërgohen në KDE. Një nga
arsyet është se B-Translator e kufizon gjatësinë e vargjeve dhe të
përkthimeve deri në 1000 shkronja, dhe nëse ka të tilla nuk i
importon. Kështu që edhe kur eksportohen skedarët PO këto mungojnë.
Vura re që GCompris ka nja 2-3 të tilla që janë shumë të gjata.
Ndoshta editorët PO e lejojnë bashkimin/shkrirjen e dy skedarëve PO,
ose mund të bëhet nga vija e komandave:
https://medium.com/i18n-and-l10n-resources-for-developers/how-to-combine-two-po-translation-files-together-f48b1952c080
A të duket e arsyeshme apo e pranueshme kjo mënyrë pune (duke përdorur
B-Translator për sugjerimet)? Për mua të paktën (që bëj sugjerimet)
është më kollaj sesa të hap skedarët PO të GCompris, dhe ti postoj
sugjerimet në listë.
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list