[KDE-SHQIP] Eksportimi i skedarëve PO nga B-Translator
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Mon Mar 22 12:54:44 GMT 2021
Agron,
Nqs e mban mënd, në takimin e fundit provuam të bënim një eksport të
skedarëve PO nga terminali dhe nuk na eci:
https://youtu.be/ZWO4yCkI8q4?t=2782
Problemi ishte i thjeshtë, kur krijuam projektin 'dasho/test', me
komandën btr-project-add, kjo futi në DB vetëm skedarët POT. Harruam
që të fusnim në DB edhe skedarët PO të shqipes (me komandën
btr-project-import). Kështu që komanda btr-project-export nuk kishte
se çfarë skedarësh PO të nxirte. Po nuk importove skedarë PO nuk ke se
si ti eksportosh.
Tani e provova përsëri (pas importimit të skedarëve PO) dhe punon mirë.
Janë pak të komplikuara. Kur ngatërrohem edhe unë vetë që i kam bërë,
vaj halli për të tjerët.
Dashamiri
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: Screenshot at 2021-03-22 13-35-51.png
Type: image/png
Size: 79862 bytes
Desc: not available
URL: <http://mail.kde.org/pipermail/kde-i18n-sq/attachments/20210322/9916d2de/attachment-0001.png>
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list