[KDE-SHQIP] Hedhja më e re e GCompris-së lejon përdorimin e përkthimit

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Mon Mar 22 10:41:55 GMT 2021


On Mon, 22 Mar 2021 11:27:08 +0100
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> Si testohen përkthimet e reja të GCompris (ose të një programi
> çfarëdo në KDE)? A duhet pritur deri sa të dalë versioni i ri (që ka
> përkthimet e reja), apo ka ndonjë mënyrë për të aktivizuar përkthimet
> e reja lokalisht, me atë version të programit që është i instaluar
> tashmë?

Versioni i ri ka dalë. Dje u hodh në qarkullim. Prej tij
e ka fillin edhe njoftimi im.

Duhet instaluar GCompris-ja i ri. Të vjetrit nuk e
përmbajnë shqipen. 

(Mundet të ketë ndonjë rrugë për ta bërë një version më të
vjetër të instaluar tashmë, të përdorë përkthimet. Por ky nuk
është rasti i përgjithshëm. “Mundet” teorikisht e them. Mua
vetë m’u desh të shkarkoj burimin dhe të bëj një montim nga
e para, ndonjë muaj më herë, për një provë të tillë, sipas
sugjerimeve të zhvilluesve, edhe pse doja t’i bija shkurt…)
 
Shumica e OS-ve përdoren pa zgjedhur shqipen (atje ku jo është e
mundur), ndaj programi i sapoinstaluar, mendoj, do të hapet në
gjuhën e përzgjedhur të OS-it. Për ta kthyer në shqip, duhet
përzgjedhur shqipja që nga Rregullimet e GCompris-së. (Butoni
me simbolin e çelësit të mekanikut, te butonat që shfaqen në pjesën e
poshtme të skenës së hyrjes). 

Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list