[KDE-SHQIP] Hedhja më e re e GCompris-së lejon përdorimin e përkthimit

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Mon Mar 22 10:27:08 GMT 2021


On Mon, Mar 22, 2021 at 10:43 AM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> On Mon, 22 Mar 2021 11:27:24 +0200
> Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> > Përkthimi është i gatshëm për t’u përdorur.
>
> Brenda javës shpresoj të jenë gati edhe zërat.
> Për fat të mirë, shkarkimi dhe vënia e tyre në punë bëhet
> automatikisht nga vetë programi, nëse te Rregullimet i vihet
> shenjë mundësisë përkatëse.

Fantastike. Punë e shkëlqyer.

Si testohen përkthimet e reja të GCompris (ose të një programi çfarëdo në KDE)?
A duhet pritur deri sa të dalë versioni i ri (që ka përkthimet e
reja), apo ka ndonjë mënyrë për të aktivizuar përkthimet e reja
lokalisht, me atë version të programit që është i instaluar tashmë?
Sepse do ishte gjë e mirë që duke punuar e duke i testuar përkthimet,
sepse mundësia e gabimeve kështu është edhe më e vogël.

Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list