[KDE-SHQIP] Hedhja më e re e GCompris-së lejon përdorimin e përkthimit
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Mon Mar 22 11:15:23 GMT 2021
On Mon, Mar 22, 2021 at 11:42 AM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
> vetë m’u desh të shkarkoj burimin dhe të bëj një montim nga
> e para, ndonjë muaj më herë, për një provë të tillë, sipas
> sugjerimeve të zhvilluesve, edhe pse doja t’i bija shkurt…)
Këtu e kisha pyetjen. Ti, si përkthyes, si ia bën që të testosh
përkthimet e fundit?
Dmth duhet rikompiluar programi, që të aktivizohen përkthimet më të fundit?
Kisha përshtypjen që edhe duke kompiluar vetëm skedarët PO (i kthen në
format MO), dhe duke i vendosur në vëndin e duhur në sistem, programi
ngarkon përkthimet e reja.
Më duket se diçka të tillë e kam provuar me KTurtle por nuk jam i
sigurtë nëse funksionon ende (sepse ka kaluar edhe shumë kohë).
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list