[KDE-SHQIP] Kundër nxjerrjes së projekteve nga shinat Re: Rishikimi i përkthimeve të GCompris
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Fri Mar 19 19:24:48 GMT 2021
On Fri, Mar 19, 2021 at 7:57 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
> > Kjo mund të konfirmojë që përkthimi jot është krejt në rregull, ose
> > mund të nxjerrë në dritë ndonjë gabim të vogël, qoftë edhe gabim
> > shkrimi, i cili do të paraqitet përsëri ty për ta korrigjuar (nëse je
> > dakort që është gabim).
>
> Sigurisht që jam dakord. Thjesht do të dëshiroja që kjo të bëhej
> përmes kanaleve të duhura.
Në rregull. Supozoj që u sqaruam.
Atere unë jam i gatshëm që të diskutoj rreth hollësive teknike me
Agronin, në një takim virtual, meqënëse para nja 2-3 javësh më pyeti
nëse B-Translator është ende funksional.
Kohën e takimit po ia lë në dorë Agronit, nëse e sheh të arsyeshme që
ta bëjmë një takim të tillë. Dhe sigurisht që edhe ti Besnik je i
mirëpritur që të marrësh pjesë, nëse ke mundësi dhe nëse e sheh të
arsyeshme.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list