[KDE-SHQIP] Kundër nxjerrjes së projekteve nga shinat Re: Rishikimi i përkthimeve të GCompris

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Fri Mar 19 18:56:47 GMT 2021


On Fri, 19 Mar 2021 19:04:57 +0100
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> Pse nuk përpiqesh ta shikosh nga ana pozitive?

U kërkuan të drejta eksportimi SVN kontributesh të jashtme
në projekt. Kjo praktikë, në projekte të tilla shihet gjithnjë
me dyshim. 

> Kjo mund të konfirmojë që përkthimi jot është krejt në rregull, ose
> mund të nxjerrë në dritë ndonjë gabim të vogël, qoftë edhe gabim
> shkrimi, i cili do të paraqitet përsëri ty për ta korrigjuar (nëse je
> dakort që është gabim). 

Sigurisht që jam dakord. Thjesht do të dëshiroja që kjo të bëhej
përmes kanaleve të duhura. 

> Po flas vetëm për pjesën teknike

Shqyrtimi i përkthimit do të ishte mirë të bëhej në praktikë, në punë e
sipër të programit. Dhe të paraqiteshin në këtë listë postimesh, për të
pasur kështu edhe një dëshmi publike të gjërave që diskutohen. 

Nëse kërkohet të hyhet më thellë, përkthimet janë që të gjithë si .po
dhe mund të hapen me çfarëdo përpunuesi .po-sh (përfshi Lokalize)

> Ka mundësi që sistemi i KDE-së e lejon këtë proces brënda-për-brënda

Jo. KDE-ja nuk ka platformë të tillë.



Besnik



More information about the Kde-i18n-sq mailing list