[KDE-SHQIP] Kundër nxjerrjes së projekteve nga shinat Re: Rishikimi i përkthimeve të GCompris
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Fri Mar 19 18:04:57 GMT 2021
On Fri, Mar 19, 2021 at 6:31 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> Sa kohë që përkthyesi është gjallë dhe nuk ka hequr dorë nga
> mirëmbajtja e përkthimit, të flasësh për “rishikim” është
> krejtësisht pa vend, në vetvete.
Besnik, pse e merr kaq me të përpjekur? Pse nuk përpiqesh ta shikosh
nga ana pozitive?
Çdo gjë ka nevojë për një "peer review" (nuk guxoj as ta them shqip se
kam frikë se keqkuptohet).
Kjo mund të konfirmojë që përkthimi jot është krejt në rregull, ose
mund të nxjerrë në dritë ndonjë gabim të vogël, qoftë edhe gabim
shkrimi, i cili do të paraqitet përsëri ty për ta korrigjuar (nëse je
dakort që është gabim). Nuk nënkupton që unë di më shumë ose jam më i
mirë se ty, dhe as që meritat e përkthimit do më kalojnë mua.
Është më shumë një formë interesimi, përkrahje, dhe përgëzimi për
punën që ke bërë. Unë për vete ku ta gjej që dikush tjetër të rishikoj
një punë që kam bërë unë, se bashkëpunëtorë dua.
Megjithatë ti si ta shikosh, nuk dua aspak të të sikletos.
>
> Është e papranueshme, sepse shpërfill krejtësisht rolin dhe
> punën faktike të përkthyesit, kur kërkon që një njësie
> të jashtme t’i akordohen të drejta që s’i ka as përkthyesi.
>
> Së dyti, kërkohet të zhvendoset administrimi i projektit jashtë
> strukturës së KDE-së. Gjë që është e panevojshme. Përkthimet dhe
> shqyrtimet në KDE kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të hapura për këdo*.
> Bujrum, cilido që ka qejf të diskutojë për to dhe të marrë pjesë.
> Kryerja e tyre brenda KDE-së do të përbënte njëkohësisht minimumin e
> respektit për përkthimin. Përndryshe, të hedhësh shashka lart
> e poshtë, në cilëndo platformë që të lejon ta bësh, është si t’i
> nxjerrësh gjuhën përkthyesit dhe mundit të tij, teksa i jep vetes
> atributi imagjinare.
Po flas vetëm për pjesën teknike, se nuk dua ta zgjas kot.
A bëhen me Lokalize përkthimet në KDE, apo ka ndonjë platformë tjetër
(se me thënë të drejtën nuk jam marrë ndonjëherë).
Unë thjesht propozova një platformë tjetër ku unë mendoj se rishikimet
dhe propozimet e korrigjimeve janë më të kollajshme. Mbase jam komplet
gabim. Ju kërkoj ndjesë.
Në fund fare sugjerimet (nëse ka ndonjë) prapë te përkthyesi do
shkojnë, dhe më pas versionin përfundimtar administratori do ta hedhë
në sistemin e KDE-së.
Ka mundësi që sistemi i KDE-së e lejon këtë proces brënda-për-brënda,
pa patur nevojë për sisteme të jashme. Nuk i njoh detajet e tij.
Që mos ta zgjasim kot, heq dorë nga propozimi, nqs të shqetëson ose të acaron.
Të përgëzoj edhe një herë për punën e shkëlqyer që ke bërë. Mendoj se
GCompris duhej të ishte përkthyer shumë kohë më parë. Por më mirë vonë
se kurrë.
Gjithë të mirat,
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list