[KDE-SHQIP] Kundër nxjerrjes së projekteve nga shinat Re: Rishikimi i përkthimeve të GCompris
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Fri Mar 19 17:30:45 GMT 2021
Tungjatjeta,
>
> Desha të përfshihem … Por do të doja ta bëja këtë duke përdorur
> B-Translator. …
> dhe ta bënim këtë punë së bashku.
Sa kohë që përkthyesi është gjallë dhe nuk ka hequr dorë nga
mirëmbajtja e përkthimit, të flasësh për “rishikim” është
krejtësisht pa vend, në vetvete.
Është e papranueshme, sepse shpërfill krejtësisht rolin dhe
punën faktike të përkthyesit, kur kërkon që një njësie
të jashtme t’i akordohen të drejta që s’i ka as përkthyesi.
Së dyti, kërkohet të zhvendoset administrimi i projektit jashtë
strukturës së KDE-së. Gjë që është e panevojshme. Përkthimet dhe
shqyrtimet në KDE kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të hapura për këdo*.
Bujrum, cilido që ka qejf të diskutojë për to dhe të marrë pjesë.
Kryerja e tyre brenda KDE-së do të përbënte njëkohësisht minimumin e
respektit për përkthimin. Përndryshe, të hedhësh shashka lart
e poshtë, në cilëndo platformë që të lejon ta bësh, është si t’i
nxjerrësh gjuhën përkthyesit dhe mundit të tij, teksa i jep vetes
atributi imagjinare.
Të fala,
Besnik
P.S. * Por askush s’u kujtua të përveshë mëngët për ta përkthyer…
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list