[KDE-SHQIP] Rishikimi i përkthimeve të GCompris
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Fri Mar 19 15:43:02 GMT 2021
Përshëndetje Agron,
Desha të përfshihem në rishikimin (http://fjalori.fs.al/#review) e
përkthimeve të GCompris, ose të ndonjë programi tjetër që e shihni të
arsyeshëm. Por do të doja ta bëja këtë duke përdorur B-Translator. Për
këtë më duhet ndihma jote për të importuar dhe exportuar përkthimet
nga B-Translator (dhe më pas për ti dërguar në SVN-në e KDE-së). Nga
ana tjetër, edhe ty ndoshta të duhet ndihma ime lidhur me importimin
dhe exportimin në B-Translator. Kështu që më e mira do ishte të
caktonim një takim online (p.sh. me BigBlueButton) dhe ta bënim këtë
punë së bashku.
Lidhur me mesazhet zanore të GCompris, sapo postova një mesazh
sensibilizues te forumi i OpenLabs:
https://forum.openlabs.cc/t/perkthimi-i-mesazheve-zanore-ne-gcompris/2328
Të shohim nëse do dalë gjë.
Gjithë të mirat,
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list