[KDE-SHQIP] Një këshillë për ditët dhe festat e ardhshme
Agron Selimaj
as9902613 at gmail.com
Sun Mar 7 20:51:29 GMT 2021
Përshëndetje miq,
Them këshilla sepse mua më ka ndodhur disa herë që e kisha repo-n me
përkthime që përktheja çdo 2-3 ditë nga pak e pastaj vinte ndonjë festë dhe
përktheja më shumë. Gabimi i ishte se shpesh përktheja pa i sinkronizuar
repo-n. Kur duhej ti depozitoja në repo më dilnin me qindra merge-conflicts
gjë që merrte më shumë kohë se vet përkthimi.
Prandaj që të mos digjeni si unë, para se të përktheni, ta bëni një
*[agron at zyre messages]$ svn update*
Ndaj repo që vjen nga *svn co
svn://anonsvn.kde.org/home/kde/trunk/l10n-kf5/sq/messages
<http://anonsvn.kde.org/home/kde/trunk/l10n-kf5/sq/messages>*
Duhet ta keni parasysh edhe nëse jeni i vetmi person që përktheni ndonjë
pjesë të KDE-së skedarët *.po ndryshojnë gjatë gjithë kohës. P.sh. vet
programerët mund të shtojnë apo heqin fjalë e fjali të tëra. Apo verzioni
që ma keni dërguar mua mund të jetë pak më i ndryshëm nga ai që unë e
dërgoj në KDE.
Faleminderit,
//Agroni
-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: <http://mail.kde.org/pipermail/kde-i18n-sq/attachments/20210307/5e3ec42a/attachment.htm>
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list