[KDE-SHQIP] previous/next
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Fri Apr 16 22:09:33 BST 2021
On Fri, Apr 16, 2021 at 5:08 PM Agron Selimaj <as9902613 at gmail.com> wrote:
>
> Si mendoni per "e kaluara" / "tjetra"?
>
> E di qe edhe ne anglisht e ngaterrojne mbiemrin me foljen psh return/next, apo back/next, apo go back/next. Por previous/next eshte me e pershtatshmja ne anglisht prandaj edhe ne shqip do ishte 'e meparshmja/ e ardhshmja' por nuk perdoren nga komuniteti. Mendoj qe "e kaluara" / "tjetra" ndoshta nuk eshte ideale por kuptohen mire.
Edhe kjo është pranueshme. Asgjë nuk është ideale kur flitet për përkthime.
Një problem (estetik) për mendimin tim është kur duhen shkruar me
shkronjën e parë të madhe: "E kaluara" / "Tjetra". Nuk e di pse nuk më
duket shumë estetike kjo, por është thjesht shije personale, pa ndonjë
arsye të qartë.
A ka ndonjë forum/listë diskutimesh për të gjithë përkthyesit e
programeve, ku mund të diskutohen gjëra të tilla? Sepse në fund të
fundit do jetë një çështje dakordësie dhe konsensusi se cili nga
përkthimet duhet përdorur. Nuk besoj se ka arsyetime rigoroze për këto
gjëra, janë thjesh çështje shijesh dhe preferencash personale.
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list