[KDE-SHQIP] previous/next

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Fri Apr 16 16:50:15 BST 2021


On Fri, 16 Apr 2021 14:12:22 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> On Fri, Apr 16, 2021 at 1:03 PM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
> 
> > Përkthimi i një programi apo një doracaku ka nevojë të ketë sa
> > më pak gjëra të dykuptimta (hiq rastin kur kjo është çfarë synohet
> > nga programi).
> > Për këtë arsye, në mes disa mundësive, unë do të zgjidhja atë
> > që ka më pak mundësi të interpretohet në më shumë se një mënyrë.
> > Si edhe atë që estetikisht lejon afërsi më të madhe me origjinalin.
> > Nëse origjinali përdor dy mbiemra, dhe përkthimi mundet të përdorë
> > dy mbiemra, pse duhen përdorur një folje dhe një mbiemër? Çfarë
> > përfiton përkthimi?  
> 
> Përkthimi shumë besnik ndonjëherë tingëllon artificial. Sa më pranë
> gjuhës natyrale aq më mirë them unë. Dhe është e sigurtë që në rastin
> konkret kuptimi as nuk humbet, as nuk ka mundësi keqkuptimi.

Po të ishte e sigurt, s’do ta diskutonim këtu. Do të kisha thënë 
që në fillim “Ah, po. Ke të drejtë. Po e ndreq”. :)


Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list