[KDE-SHQIP] GCompris: Tux

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Fri Apr 16 21:56:29 BST 2021


On Fri, Apr 16, 2021 at 6:06 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> Tux është simbol. Mundet të jetë edhe shenjë tregtare, nuk e di.
> Dhe po qe shenjë tregtare, një arsye më tepër për të mos e prekur.
>
> Unë besoj që forma MARKË_e_DIÇKAJE-i është veç të tjerash e
> përshtatshme për të njohur fëmijët (por edhe të rriturit) me se
> si duhen parë dhe trajtuar markat në këtë botën tonë. Nuk preken,
> nuk transliterohen, kjo ndalohet me klauzolash ligjore.
>
> Tux-i është një gjë, dhe Tuksi apo Taksi do të ishin gjëra
> të tjera. SONY apo LAMBORGHINI janë tjetër gjë nga Soni apo
> Lamborgjini a Lamborxhini. Nëse unë shkoj në gjykatë për
> të bërë padi ndaj Lamborgjinit, ditën e gjyqit s’do të paraqitej
> njeri dhe mua do të më padisin për tallje me gjykatën.

I paske hyrë shumë thellë Besnik. Unë nuk marr vesh nga këto gjërat ligjore.
Mua më duket se në program Tuksi përdoret si një personazh i dashur
për fëmijët (si Tomi dhe Xherri).
Pastaj aty emrat e personave dhe të vëndeve janë shkruajtur shqip (që
normalisht unë do mendoja që duhen lënë ashtu siç janë), pse jo edhe
Tuksi?

Thjesht më duket më e arsyeshme të shqipërohet. Por nqs ti je i bindur
që kjo ka implikime ligjore, më mirë të qëndrojmë larg telasheve. Në
fund të fundit ti e mban përgjegjësinë për përkthimet, jo unë.

Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list