[KDE-SHQIP] GCompris: Tux
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Fri Apr 16 11:06:13 BST 2021
On Fri, 16 Apr 2021 11:19:03 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> Mos është më mirë që emrin e nuskës së Linux-it ta shkruajmë si Tuks,
> dhe jo si Tux?
> Kjo mund ti bënte më të natyrshme shprehjet si "i Tuksit", "me Tuksin"
> etj. (në vend të "i Tux-it" ose "me Tux-in"). Nuk besoj se qëllimi i
> GCompris është që tu mësojë fëmijve se si quhet nuska e Linux-it.
>
> Dashamiri
Tux është simbol. Mundet të jetë edhe shenjë tregtare, nuk e di.
Dhe po qe shenjë tregtare, një arsye më tepër për të mos e prekur.
Unë besoj që forma MARKË_e_DIÇKAJE-i është veç të tjerash e
përshtatshme për të njohur fëmijët (por edhe të rriturit) me se
si duhen parë dhe trajtuar markat në këtë botën tonë. Nuk preken,
nuk transliterohen, kjo ndalohet me klauzolash ligjore.
Tux-i është një gjë, dhe Tuksi apo Taksi do të ishin gjëra
të tjera. SONY apo LAMBORGHINI janë tjetër gjë nga Soni apo
Lamborgjini a Lamborxhini. Nëse unë shkoj në gjykatë për
të bërë padi ndaj Lamborgjinit, ditën e gjyqit s’do të paraqitej
njeri dhe mua do të më padisin për tallje me gjykatën.
Të fala,
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list