[KDE-SHQIP] GCompris: Tux

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Sat Apr 17 08:54:59 BST 2021


On Fri, 16 Apr 2021 22:56:29 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> On Fri, Apr 16, 2021 at 6:06 PM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
> >
> > Tux është simbol. Mundet të jetë edhe shenjë tregtare, nuk e di.
> > Dhe po qe shenjë tregtare, një arsye më tepër për të mos e prekur.
> >
> > Unë besoj që forma MARKË_e_DIÇKAJE-i është veç të tjerash e
> > përshtatshme për të njohur fëmijët (por edhe të rriturit) me se
> > si duhen parë dhe trajtuar markat në këtë botën tonë. Nuk preken,
> > nuk transliterohen, kjo ndalohet me klauzolash ligjore.
> >
> > Tux-i është një gjë, dhe Tuksi apo Taksi do të ishin gjëra
> > të tjera. SONY apo LAMBORGHINI janë tjetër gjë nga Soni apo
> > Lamborgjini a Lamborxhini. Nëse unë shkoj në gjykatë për
> > të bërë padi ndaj Lamborgjinit, ditën e gjyqit s’do të paraqitej
> > njeri dhe mua do të më padisin për tallje me gjykatën.  
> 
> I paske hyrë shumë thellë Besnik. Unë nuk marr vesh nga këto gjërat
> ligjore.
As unë nuk marr. Për fat, projektet e ndryshme kanë ofruar shpjegime
për aspekte të tilla. 

> Mua më duket se në program Tuksi përdoret si një personazh i
> dashur për fëmijët (si Tomi dhe Xherri).
> Pastaj aty emrat e personave dhe të vëndeve janë shkruajtur shqip (që
> normalisht unë do mendoja që duhen lënë ashtu siç janë), pse jo edhe
> Tuksi?
Sepse është markë. Gjermania apo Tahiti nuk janë marka të regjistruara,
as Gimi dhe Moza… :)

Të fala,
Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list