[KDE-SHQIP] previous/next

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Fri Apr 16 13:12:22 BST 2021


On Fri, Apr 16, 2021 at 1:03 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:

> Përkthimi i një programi apo një doracaku ka nevojë të ketë sa
> më pak gjëra të dykuptimta (hiq rastin kur kjo është çfarë synohet
> nga programi).
> Për këtë arsye, në mes disa mundësive, unë do të zgjidhja atë
> që ka më pak mundësi të interpretohet në më shumë se një mënyrë.
> Si edhe atë që estetikisht lejon afërsi më të madhe me origjinalin.
> Nëse origjinali përdor dy mbiemra, dhe përkthimi mundet të përdorë
> dy mbiemra, pse duhen përdorur një folje dhe një mbiemër? Çfarë
> përfiton përkthimi?

Përkthimi shumë besnik ndonjëherë tingëllon artificial. Sa më pranë
gjuhës natyrale aq më mirë them unë. Dhe është e sigurtë që në rastin
konkret kuptimi as nuk humbet, as nuk ka mundësi keqkuptimi.

Gjithsesi, po deshe shënoji përkthimet më të mira, sipas teje, te fjalori:

- http://fjalori.fs.al/#previous
- http://fjalori.fs.al/#next

Këto janë fjalë që përdoren në çdo program dhe e mira është që të
gjithë përkthyesit të bien në një mëndje për përkthimin që duhet
përdorur.

Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list