[KDE-SHQIP] previous/next
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Fri Apr 16 12:02:37 BST 2021
On Fri, 16 Apr 2021 12:37:25 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> On Fri, Apr 16, 2021 at 12:16 PM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> >
> > “Previous” dhe “Next” përfaqësojnë dy elementë krejt të përcaktuar
> > në një radhë elementësh, ose hapash. Atë fill para atij aktualit,
> > dhe atë fill pas aktualit.
> >
> > Ky atribut i të qenit të përcaktuar humb me “kthehu” dhe “tjetra”,
> > që domethënë, tjetra mund të jetë cilido element që s’është ai
> > aktuali.
>
> Në kontekstin e rradhës, "tjetra" është gjëja tjetër në rradhë. P.sh.
> kur ka një rradhë me pacientë, doktori thërret "tjetri", për pacientin
> tjetër në rradhë.
>
> > Problemi tjetër është kalimi nga një mbiemër (“Previous”) në një
> > folje (“kthehu”).
>
> Për mua kjo nuk është problem, nëse kuptimin e jep në rregull. Është e
> vështirë të bësh përkthim fjalë-për-fjalë për gjëra të tilla
> idiomatike. Edhe anglishtja ka plot gjëra jo-llogjike apo të
> pa-kuptimta.
> Në rastin konkret, "kthehu" do të thotë shko te gjëja ose te situata e
> mëparshme.
>
> >
> > Të fala,
> > Besnik
Përkthimi i një programi apo një doracaku ka nevojë të ketë sa
më pak gjëra të dykuptimta (hiq rastin kur kjo është çfarë synohet
nga programi).
Për këtë arsye, në mes disa mundësive, unë do të zgjidhja atë
që ka më pak mundësi të interpretohet në më shumë se një mënyrë.
Si edhe atë që estetikisht lejon afërsi më të madhe me origjinalin.
Nëse origjinali përdor dy mbiemra, dhe përkthimi mundet të përdorë
dy mbiemra, pse duhen përdorur një folje dhe një mbiemër? Çfarë
përfiton përkthimi?
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list