[KDE-SHQIP] previous/next
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Fri Apr 16 11:37:25 BST 2021
On Fri, Apr 16, 2021 at 12:16 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> “Previous” dhe “Next” përfaqësojnë dy elementë krejt të përcaktuar
> në një radhë elementësh, ose hapash. Atë fill para atij aktualit, dhe
> atë fill pas aktualit.
>
> Ky atribut i të qenit të përcaktuar humb me “kthehu” dhe “tjetra”,
> që domethënë, tjetra mund të jetë cilido element që s’është ai aktuali.
Në kontekstin e rradhës, "tjetra" është gjëja tjetër në rradhë. P.sh.
kur ka një rradhë me pacientë, doktori thërret "tjetri", për pacientin
tjetër në rradhë.
> Problemi tjetër është kalimi nga një mbiemër (“Previous”) në një
> folje (“kthehu”).
Për mua kjo nuk është problem, nëse kuptimin e jep në rregull. Është e
vështirë të bësh përkthim fjalë-për-fjalë për gjëra të tilla
idiomatike. Edhe anglishtja ka plot gjëra jo-llogjike apo të
pa-kuptimta.
Në rastin konkret, "kthehu" do të thotë shko te gjëja ose te situata e
mëparshme.
>
> Të fala,
> Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list