[KDE-SHQIP] previous/next
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Fri Apr 16 11:16:01 BST 2021
On Fri, 16 Apr 2021 10:49:21 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> Unë mendoj se mund të përkthehen: kthehu/tjetra
> - http://fjalori.fs.al/#previous
> - http://fjalori.fs.al/#next
>
> Si thoni ju?
>
> Dashamiri
“Previous” dhe “Next” përfaqësojnë dy elementë krejt të përcaktuar
në një radhë elementësh, ose hapash. Atë fill para atij aktualit, dhe
atë fill pas aktualit.
Ky atribut i të qenit të përcaktuar humb me “kthehu” dhe “tjetra”,
që domethënë, tjetra mund të jetë cilido element që s’është ai aktuali.
Problemi tjetër është kalimi nga një mbiemër (“Previous”) në një
folje (“kthehu”).
Të fala,
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list