[KDE-SHQIP] GCompris: çilimi

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Sun Apr 11 20:03:59 BST 2021


On Sun, 11 Apr 2021 19:40:59 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:

> On Sat, Apr 10, 2021 at 10:55 AM Besnik Bleta
> <besnik at programeshqip.org> wrote:
> >
> > On Sat, 10 Apr 2021 05:48:16 +0200
> > Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> >  
> > > Nuk kam dyshim që fjala "çilimi" përdoret dhe është pjesë e gjuhës
> > > shqipe, por më duket pak si fjalë krahinore. Përveç kësaj as GT
> > > nuk e njeh, e nxjerr si fjalë Turkmene.
> > > Mos do ishte më mirë të përdorej ndonjë fjalë tjetër e ngjashme,
> > > si p.sh. "kalama", "vogëlush", etj.?  
> >
> > Ndoshta “miturake” si te “lodra miturake” është më mirë.  
> 
> Një fjalë tjetër e përshtatshme mund të ishte edhe "vocërrak", e cila
> më duket se vjen prej gegnishtes (p.sh. "Luli i Vocërr" i Migjenit:
> https://www.botasot.info/libra-sporti/1408211/luli-i-vocerr/) Nëse
> ndonjë ditë përkthimi i GCompris do të përshatej edhe për gegnisht
> (p.sh. me kodin sq_KS), ndoshta kjo do të ishte fjala e duhur.
Fjala e këtushme s’është nga ato themelore për informatikën. Me cilindo
nga sinonimet, përkthimi do të qëndronte në këmbë fare mirë.

> 
> Në përgjithësi unë mendoj se krahas gjuhës shqipe të njëjtësuar, nëpër
> shkolla duhet të mësohen edhe të folmet krahinore të secilit vend.
> Shqipja është shumë e pasur me të folme krahinore të larmishme dhe kjo
> pasuri nuk duhet lënë të humbasë. Sigurisht që është e vështirë të
> kesh një program të unifikuar për këtë lëndë mësimore, por çdo mësues
> gjuhe i apasionuar mund ta mësojë vetë të folmen krahinore të vendit
> ku jep mësim, e më pas tua mësojë këtë fëmijëve. Një shembull i
> shkëlqyer ka ngjarë në Itali shumë vite më parë, ku një mësues italian
> që jepte mësim në një katund arbëresh, e ka mësuar gjuhën dhe kulturën
> arbëreshe të katundit, me qëllim që tua mësojë atë edhe fëmijëve të
> shkollës (https://www.youtube.com/watch?v=D03Y87Llhbw). Ky rast më ka
> mrekulluar dhe më ka lënë mbresa shumë pozitive.

Ky s’është vend për të diskutuar politika gjuhësore.

> cila do të ishte një
> fjalë e përshtatshme për "fëmijë të vegjël"

Fillesa ishte “baby keyboard”, le të mos e harrojmë. “Fëmijë të vegjël”
është shumë më subjektiv se sa origjinali në anglisht. Veprimtaria
përkatëse merret me funksione fare elementare të një tastiere.
Gcompris-ja e reklamon veten për fëmijë 2-12. Anglishtja e përkufizon
“baby” si “bebe”-ja jonë, si fëmijë që s’ka filluar ende të flasë a të
ecë.
Kufijtë moshorë janë të turbullt disi, as ka Gcompris-ja kufij të
prerë për veprimtari dhe mosha. Por nga veprimtaria, ikona e
veprimtarisë dhe përkufizimi i anglishtes për “baby”, besoj se
“fëmijëve të vegjël” është larg. “Fëmijë të vegjël” mund të shkojë deri
në pubertet.

Të fala,
Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list