[KDE-SHQIP] GCompris: çilimi
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Sun Apr 11 22:09:39 BST 2021
On Sun, Apr 11, 2021 at 9:04 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
> Fjala e këtushme s’është nga ato themelore për informatikën. Me cilindo
> nga sinonimet, përkthimi do të qëndronte në këmbë fare mirë.
Ke të drejtë.
> Ky s’është vend për të diskutuar politika gjuhësore.
Sigurisht. Nuk pata qëllim për të fillur ndonjë diskutim të tillë, por
gjithsesi atë pjesë mund ta kisha dërguar me email privat.
> > cila do të ishte një
> > fjalë e përshtatshme për "fëmijë të vegjël"
>
> Fillesa ishte “baby keyboard”, le të mos e harrojmë.
Në fakt, fjala "çilimi" ma tërhoqi vëmendjen kur hapa programin me
përkthimet shqip, pa e ditur se cili është vargu anglisht që është
përkthyer. Kështu që nuk ishte fort e qartë për mua që fillesa ishte
"baby keyboard". Sigurisht që fjala "çilimi" më duket e përshtatshme
për "baby".
Vetëm mos e humb durimin kur bëjmë ndonjë gabim, se gabimet janë të
pashmangshme. Unë për mirë përpiqem.
Të fala,
Dashamiri
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list