[KDE-SHQIP] GCompris: çilimi
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Sat Apr 10 10:25:36 BST 2021
On Sat, Apr 10, 2021 at 10:55 AM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> Ndoshta “miturake” si te “lodra miturake” është më mirë.
"miturak(e)" më duket si mbiemër. Emri duhet të jetë "i mitur".
Me sa di unë, "i mitur" përdoret për një "kalamak bythe" (më falni për
shprehjen, por vlonjaçja është pak e ashpër). Që do të thotë: fëmijë
që nuk është ngritur akoma në këmbë.
Kurse "vogëlush" përfshin të gjithë fëmijët e vegjël (por jo
foshnjat). Kjo fjalë është përdorur gjerësisht edhe në
radio/televizion, libra etj. ..... në periudhën e komunizmit. E di që
disa e urrejnë çdo gjë të periudhës së komunizmit, por jo çdo gjë ka
qenë e keqe dhe e gabuar.
> Thjesht për informacion, Fjalori i Shqipes së Sotme, botim i Akademisë
> së Shkencave, Tiranë, 1984, “çilimi” e karakterizon si trajtë
> “bisedore”.
Nuk kam asgjë kundër Fjalorit, por është i para 40-50 vjetësh. Kjo nuk
ia ul aspak vlerat. Thjesht një konstatim.
> Personalisht nuk e konsideroj GT mjet të një përkthyesi serioz. Nuk e
> rekomandoj si të tillë.
Në rregull, e di këtë. Unë nuk jam as përkthyes serioz dhe as
përkthyes. As unë nuk i marr përkthimet e GT si perfekte ose si
përfundimtare, por prapë për sugjerime më duket i dobishëm. Po të
kisha ndonjë fjalor tjetër do ta përdorja edhe atë, por kur s'kam
tjetër GT është më mirë se hiç fare.
> Të fala,
> Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list