[KDE-SHQIP] GCompris: çilimi
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Sat Apr 10 09:55:36 BST 2021
On Sat, 10 Apr 2021 05:48:16 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> Nuk kam dyshim që fjala "çilimi" përdoret dhe është pjesë e gjuhës
> shqipe, por më duket pak si fjalë krahinore. Përveç kësaj as GT nuk e
> njeh, e nxjerr si fjalë Turkmene.
> Mos do ishte më mirë të përdorej ndonjë fjalë tjetër e ngjashme, si
> p.sh. "kalama", "vogëlush", etj.?
Ndoshta “miturake” si te “lodra miturake” është më mirë.
Thjesht për informacion, Fjalori i Shqipes së Sotme, botim i Akademisë
së Shkencave, Tiranë, 1984, “çilimi” e karakterizon si trajtë
“bisedore”.
Personalisht nuk e konsideroj GT mjet të një përkthyesi serioz. Nuk e
rekomandoj si të tillë.
Të fala,
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list