[KDE-SHQIP] Sugjerimet për GCompris, deri më 2021-04-02
Dashamir Hoxha
dashohoxha at gmail.com
Sat Apr 3 21:22:04 BST 2021
On Sat, Apr 3, 2021 at 10:05 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> On Sat, 3 Apr 2021 18:41:32 +0200
> Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
>
> > Nuk kam ndëmënd të bëj më shumë se një replikë (sepse edhe sugjerimi i
> > parë në fakt është një replikë në vetvete). Aty ku s'biem dakort
> > sigurisht që mbetet versioni i përkrahur prej teje.
> >
> > Vetëm se mendoj që në përgjithësi nuk duhet adhuruar fjalori, sepse
> > asnjë fjalor nuk është 100% i plotë dhe pa gabime. Po ashtu nuk duhet
> > përbuzur apo nënçmuar gjuha e përditshme, sepse ajo është gjuha e
> > vërtetë.
> Ka diçka që s’shkon këtu, që e kthen diskutimin së prapthi.
> Unë, u jam përgjigjur sugjerimeve, të cilat janë bërë që të dyja
> herët pa dhënë shpjegime pse janë të nevojshme. Dhe tani jepet
> si arsye se nuk duhet parë fjalori, por duhet parë gjuha e
> përditshme, (ajo pjesë e saj e përdorur prej teje, më saktë).
> Duke bërë kështu fajtor mua, që bazohem në fjalor.
Askush nuk të ka bërë fajtor, ku e shikon pjesën e fajësimit?
Por kujdes kur u thua të tjerëve "hap fjalorin që të mësosh shqipen".
Unë në jetën time nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të thuhet "kapelË", por
gjithmonë "kapele". Edhe nqs për ty dhe për të gjithë fjalorët është
"kapelË", për mua ka për të qënë gjithmonë "kapele", dhe askush nuk ka
të drejtë të më thotë që nuk e di shqipen mirë. Ajo Ë-ja në fjalor
mund të jetë edhe gabim shtypi, dhe nqs fjalori është argumenti jot i
vetëm, mund ta kesh edhe gabim.
Nejse, sa më shumë ta zgjasim aq më keq është.
Dashamiri
>
> Vërejtja ime ishte për të vënë në dukje që dy sinonime kanë nuanca.
> Dhe zgjedhja e njërës apo tjetrës i merr parasysh këto nuanca.
>
> Sigurisht që dikush i fushës është më i ditur dhe ka ndjesi më të
> mprehta për fushën e tij, se sa një i rrugës. Nga kjo nuk bëjnë
> përjashtim as gjuhëtarët dhe hartuesit e fjalorëve. Me përkufizim,
> këta dinë më shumë se ne për gjuhën dhe janë më të ndjeshëm se ne,
> për të.
>
> Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list