[KDE-SHQIP] Sugjerimet për GCompris, deri më 2021-04-02

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Sat Apr 3 17:41:32 BST 2021


Nuk kam ndëmënd të bëj më shumë se një replikë (sepse edhe sugjerimi i
parë në fakt është një replikë në vetvete). Aty ku s'biem dakort
sigurisht që mbetet versioni i përkrahur prej teje.

Vetëm se mendoj që në përgjithësi nuk duhet adhuruar fjalori, sepse
asnjë fjalor nuk është 100% i plotë dhe pa gabime. Po ashtu nuk duhet
përbuzur apo nënçmuar gjuha e përditshme, sepse ajo është gjuha e
vërtetë.

On Sat, Apr 3, 2021 at 5:41 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:

> > > Jo. Shih përkufizimet për “Sipër” dhe “Lart” në fjalor.
> >
> > Po unë kam 50 vjet që flas shqip, duhet të shikoj fjalorin edhe për
> > këto? "Sipër" do të thotë "mbi diçka", kurse "lart" tregon drejtim,
> > që ka kuptim kur flasim për drejtimin e një shigjete.
>
> Ti edhe unë, nuk e kemi studiuar më gjuhën pas moshës 14 vjeç. Kjo është
> e mjaftueshme për të mos pretenduar se meqë flasim shqip, flasim shqip
> pastër.

Në jetën time vetëm 5 vjet nuk kam jetuar në Shqipëri, dhe kjo ka
ndodhur para 25-20 vjetësh. Nqs unë nuk kuptoj as fjalët elementare
(si "sipër" dhe "lart") dhe nqs nuk di të flas pastër, atere i bie që
99% e shqiptarëve nuk dinë të flasin shqip. Unë nuk e pranoj që vetëm
hartuesit e fjalorëve dikan të flasin shqip. Jam i sigurtë që edhe ata
vetë po ti pyesësh, do thonë që nuk janë plotësisht të kënaqur me
punën e tyre.

Të fala,
Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list