[KDE-SHQIP] Sugjerimet për GCompris, deri më 2021-04-02

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Sat Apr 3 14:17:05 BST 2021


On Sat, Apr 3, 2021 at 1:12 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:

> > msgid "clock"
> >-msgstr "sahat"
> >+msgstr "orë"
>
> Ora është njësia matëse. Pajisja quhet sahat.

E njëjta fjalë përdoret edhe për njësinë matëse edhe për pajisjen, në
të dyja rastet. Vetëm se sahat është turqisht (ose ndoshta arabisht),
kurse ora është shqip. P.sh. thuhet "Sa e ke orën?" (dmth sa tregon
ora jote), por edhe "Sa është ora?" ose "2-3 orë". E njëta mund të
thuhet edhe për "sahat". Figura faktikisht tregon një orë tavoline me
zile.

> > msgid "Play with a friend. Take turns to click the line in which you
> >want to drop a token. The first player to create a line of 4 tokens
> > wins."
> > -msgstr "Luajeni me një shok. Klikoni, me radhë, mbi rreshtin
> > në të cilin doni të lihet një pullë. Fiton lojtari i parë që krijon
> > një rresht me 4 pulla."
> > +msgstr "Luani me një shok. Klikoni me radhë
> > mbi shtyllën mbi të cilën doni të lini një pullë. Fiton ai që bën i
> > pari 4 pulla rresht."
>
>  Po, për “Luani”. Jo, për shtyllën. Pullat, në  lojë, vendosen sipas
>  drejtimeve: horizontal, vertikal dhe diagonal.  Ndoshta më e drejtë
>  do të ishte të përdorej “vijë”.

Mund të kesh të drejtë, nuk e kam parasysh lojën për të cilën flitet.
Unë kam parasysh një lojë që luhet me kolona apo shtylla, dhe quhet
"katër në një rresht". Katërshja mund të formohet horizontalisht,
vertikalisht ose diagonale.

> > msgid "Mouse-manipulation"
> >-msgstr "Përdorim i miut"
> >+msgstr "Përdorimi i miushit"
>
> Jo. E panevojshme.

Fjala "miush" ngjan më shumë me "mouse", prandaj më duket më e përshtatshme.

>
> > msgid "Place the NATURE images to the right and other objects to the
> > left"
> > -msgstr "Figura me NATYRË vendosini në të djathtë dhe të tjerët
> > në të majtë"
> > +msgstr "Vendosni figurat e NATYRËS në të djathtë dhe
> > gjërat e tjera në të majtë"
>
> “Figurat nga NATYRË vendosini në të djathtë, të tjerat në të majtë”?

Duhet parë ku përdoret, nuk e kam të qartë kontekstin. Ndonjëherë ti
qëndrosh besnik origjinalit në anglisht mund të mos jetë përkthimi më
i mirë. Unë jam përpjekur të jem besnik me origjinalin.

>
> > msgid "This activity teaches how mixing primary paint colors works
> > (subtractive mixing)."
> > -msgstr "Kjo veprimtari u mëson fëmijëve si
> > funksionon përzierja e ngjyrave themelore (“përzierje me heqje”)."
> > +msgstr "Kjo veprimtari të mëson si funksionon përzierja e ngjyrave
> > themelore (përzierja me heqje)."
>
> Shumësi nënkupton mirësjellje ndaj publikut.

Atere "Kjo veprimtari ju mëson...". Sepse nuk ka "fëmijë" në vargun origjinal.

>
>
> > msgid "The Colosseum or Coliseum is today the most recognizable of
> > Rome's Classical buildings. Even 2000 years after it was built, and
> > despite centuries when the abandoned building was pillaged for
> > building
> > materials, it is instantly recognizable as a classical template for
> > the stadia of today. It was the first permanent amphitheatre to be
> > raised in Rome, and the most impressive arena the Classical world had
> > yet seen."
> > -msgstr "Koloseu, ose Koliseu, sot është ndërtimi më i
> > dallueshëm i Romës Klasike. Edhe 2000 mijë vjet pasi qe ndërtuar, dhe
> > edhe pse për ca shekuj qe braktisur dhe u vodh për material ndërtimi,
> > është e dallueshme menjëherë si një gjedhe klasike për stadiumet sot.
> > Qe amfiteatri i parë permanent që u ngrit në Romë, dje arena më
> > mbresëlënëse që ka parë bota klasike."
> > +msgstr "Koloseu ose Koliseu
> > është sot ndërtimi më i dallueshëm i Romës Klasike. Edhe 2000 mijë
> > vjet
> > pasi qe ndërtuar, dhe pavarësisht shekujve kur qe braktisur dhe u vodh
> > për materiale ndërtimi, është menjëherë i dallueshëm si një gjedhe
> > klasike për stadiumet e sotme. Ai qe amfiteatri i parë i përhershëm që
> > u ngrit në Romë, dhe arena më mbresëlënëse që kishte parë bota klasike
> > deri atëherë."
>
> Po, për “i dallueshëm” dhe “dhe” në vend se “dje”.

Nuk jam i sigurt si duket, pa e parë tekstin e plotë.

>
>
> > msgid "The George Washington Birthplace National Monument is in
> > Westmoreland County, Virginia, United States. Originally settled by
> > John Washington, George Washington's great-grandfather, George
> > Washington was born here on February 22, 1732. He lived here until age
> > three, returning later as a teenager."
> >-msgstr "Monumenti Kombëtar i
> > Vendlindjes së Xhorxh Uashingtonit gjendet në kontenë Uestmorlandit,
> > Virxhinia, Shtetet e Bashkuara. Xhorxh Uashingtoni u lind këtu më 22
> > shkurt të 1732-shit, në shtëpinë ku pat banuar në fillim Xhon
> > Uashingtoni, stërgjyshi i Xhorxh Uashingtonit. Banoi në të deri në
> > moshën tre vjeç, duke u kthyer në të si adoleshent."
> >+msgstr
> > "Monumenti Kombëtar i Vendlindjes së Xhorxh Uashingtonit gjendet në
> > kontenë Uestmorlandit, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara. Xhorxh
> > Uashingtoni u lind këtu më 22 shkurt të 1732-shit, në shtëpinë ku pat
> > banuar në fillim Xhon Uashingtoni, stërgjyshi i Xhorxh Uashingtonit.
> > Aty banoi deri në moshën tre vjeç, dhe u kthye më pas si adoleshent."
>
> Këtu kemi harruar kontenë “e”. “për t’u kthyer më pas, si adoleshent.”
> ndoshta?

Nuk jam i sigurt.

>
> >  msgid "Estonia"
> > -msgstr "Estoni"
> > +msgstr "Estonia"
>
> Vendi quhet “Shqipëri”, jo “Shqipëria”. Idem për krejt vendet e botës.
> E pashquara është trajtë shumë e hijshme e shqipes.

Duhet parë në kontekst, dhe duhet pyetur ndonjë gjuhëtar.
Ndoshta mund të bëhet një screenshot se si duket në program.

>
> > msgid "Gnumch Primes"
> >-msgstr "Të thjeshtë Gnumch"
> >+msgstr "Numrat e thjeshtë të Gnumch-it"
>
> Jo. Numrat s’janë të Gnumch-it. Numrat ekzistojnë pavarësisht
> lojërave që ndërtohen me ta. Do ta kaloj ”Gnumch me numra të thjeshtë”

Nuk e kam të qartë se çfarë është Gnumch (apo kush është Gnumch).
Por "prime" quhet një "numër i thjeshtë" (nëse po flasim për arithmetikë).

>
> > msgid "Reproduce the tower on the right in the empty area."
> >-msgstr "Riformoni kullën te zona e zbrazët djathtas."
> >+msgstr "Riformoni kullën në të djathtë te vëndi bosh."
>
> “Në të djathtë” është e papërcaktuar. “Në të djathtë”, për mua këtu,
> shtrihet deri në fund të Afrikës së jugut, nëpër krejt Afrikën… :D

Në të djathtë të ekranit, se nuk ka çfarë të jetë tjetër.
Por më kryesorja është që përkthimi i parë i ndryshon kuptimin vargut
origjinal. Nuk është zona e zbrazët djathtas, është kulla.

>
> “Bosh” është turqizëm. “vënd” është e keqshkruar.

Turqizëm është, por është fjalë e shqipes dhe përdoret gjerësisht. Nqs
nuk e di, "vënd" përdoret gjerësisht në Vlorë (e ndoshta edhe në vënde
të tjera), kështu që nuk është gabim shkrimi. Çdo gjë që përdoret
gjerësisht në gjuhën e folur për mua është përkthim i ligjshëm.

>
> > msgid "Altitude: %1"
> >-msgstr "Lartësi: %1"
> >+msgstr "Lartësia: %1"
>
> Prapë kalim nga e pashquara në të shquarën.
> Le ta shohim ndryshe. Po e  zëmë se jemi në kopsht, dhe
> edukatorja mban një top në dorë  dhe pyet popullin “Të dashur
> fëmijë, çfarë kam në dorë sot?” Ai që përgjigjet me “Topi”,
> ngjan me një bebe që sa ka filluar të belbëzojë. Ai që
> përgjigjet “Top” ose “Një top”, tregon se ka filluar
> të kuptojë kontekste.

Ma trego në një screenshot, dhe e shohim si duket. Besoj që ai
dypikëshi aty nuk është kot.

>
> > msgid "You can see a hand: is it a left hand or a right hand? Click on
> > the left button, or the right button depending on the displayed hand."
> > -msgstr "Mund të shihni një dorë: është dorë e majtë apo dorë e
> > djathtë? Klikoni mbi butonin e majtë, ose butonin e djathtë, sipas
> > dorës së shfaqur."
> > +msgstr "Mund të shihni një dorë: është dorë e
> > majtë apo e djathtë? Klikoni me butonin e majtë ose të djathtë, sipas
> > dorës së shfaqur."
>
> Po, për shkurtimin. Jo për zëvendësimin e “mbi butonin” me
> “me butonin”. Nuk bëhet fjalë për dy butona fizikë, që përdoruesi i ka
> mbi tavolinë. “Butoni” këtu është një kuadrat teksti në ekran, MBI të
> cilin mund të klikosh ose jo.

Kujtova se ishte fjala për butonat e miushit.

> > msgid "Braille got accepted as a world wide standard. Louis Braille
> > proved that if you have motivation you can do incredible things."
> > -msgstr "Braji u pranua si standard në mbarë botën. Lui Brajit provoi
> > se nëse keni një nxitje, mund të bëni gjëra të pabesueshme." +msgstr
> > "Braji u pranua si standard mbarë botëror. Lui Braji provoi se nëse
> > keni një shtysë mund të bëni gjëra të pabesueshme."
>
> Po, për t-në e tepërt. Jo, për “shtysë”. Çuçka e përkthen 1. motivim 2.
> nxitje; Kokona e përkthen motivim.

E njëjta gjë është, por me që është e njëjta gjë le të mbajmë atë që
të pëlqen ty.

A kanë ndonjë version online këto fjaloret, se unë u merova me Google Translate.

>
>
> >  msgid "Count how many stars are under the magic hat."
> > -msgstr "Numëroni sa yje gjenden nën kapelën magjike."
> > +msgstr "Numëroni sa yje janë nën kapelen magjike."
>
> Jo. (Dhe “kapele” është e keqshkruar)

Si qënka e keqshkruar? "Me kapele në kokë" i themi neve, pyet kë të duash.

> > msgid "Memory Game with images against Tux"
> > -msgstr "Lojë kujtese me figura, kundër Tux-it"
> > +msgstr "Loja e Kujtesës me figura, kundër Tux-it"
>
> Jo, për kalimin në të shquar.

Duhet parë nëse ka ndonjë lojë që quhet "Memory Game" në GCompris.

> > msgid "Play with a friend. First take turns to place nine pieces, and
> > then take turns to move your pieces." -msgstr "Luani me një shok.
> > pari,
> > pullat vendosen një herë njëri, një herë tjetri, dhe mandej, po sipas
> > asaj radhe, lëvizni pullat tuaja."
> > +msgstr "Luani me një shok.
> > Fillimisht vendosni pullat një herë njëri, një herë tjetri, dhe pastaj
> > lëvizni me radhë."
>
> Po, për mungesën e gjetur: “Luani me një shok. Së pari, pullat vendosen
> një herë njëri, një herë tjetri, dhe mandej, po sipas asaj radhe,
> lëvizni pullat tuaja.”
>
> Jo, për shkurtimin në “lëvizni me radhë”. Origjinali e specifikon: duhen
> lëvizur pullat.
> Shmangia e gjërave të dykuptimta është e rëndësishme në një përkthim. Me
> ndryshimin “lëvizni me radhë”, dikush mund të pyeste “Cilët të
> lëvizin?!?”

Kështu thuhet në gjuhën e folur, dhe për çudi nuk lindin keqkuptime.
Unë mendoj se konteksti e sqaron se për çfarë lëvizje bëhet fjalë.

>
>
> > msgid "Hungary, Nursery Rhyme"
> > -msgstr "Hungari, Parambote"
> > +msgstr "Hungari, Ninullë"
>
> Duhet ta kem marrë nga një prej fjalorëve që kam. Sigurisht,
> që s’është shpikje e imja…
> Më duhet ta mbaj siç është, sepse kalimi në “ninullë”
> do sillte përkthimin e dy termave (“lullaby” dhe “nursery rhyme”)
> me të njëjtën fjalë shqip, gjë që s’rekomandohet.
> Përveç kësaj, fjala “ninullë” nuk gjendet në Fjalor i Shqipes(!).
> (Edhe pse Çuçka e përdor si një mundësi të dytë, pas “këngë djepi”…)

Kjo tregon që Fjalori i Shqipes nuk është i përsosur.
Google Translate e detekton direkt si fjalë shqip (por e përkthen lullaby).
Kurse për "Nursery Rhyme" jep përkthimin "Vjershë për Fëmijë", që për
mendimin tim është i saktë. Ndoshta "Vjershë për Foshnja".
Fjala "Parambote" është krejt e panjohur për të. Mund të jetë edhe
gabim shkrimi, ose copy-paste i gabuar.

> > msgid "Delete: remove selected instruction from main/procedure area"
> >-msgstr "Tasti Delete: hiqeni udhëzimin e përzgjedhur te fusha e kodit
> >kryesor/të veprimeve"
> > +msgstr "Tasti Delete: heq udhëzimin e zgjedhur nga fusha
> > kryesore/procedure"
>
> Po, për “heq”. Jo për “zgjedhur”: ka një dallim thelbësor mes “zgjedh”
> dhe “përzgjedh” (“choose” dhe “select”). Një përkthim të mirë nuancat
> e dallojnë nga një i qepur me pe të trashë. (Personalisht, po pashë
> që një përkthim përdor “zgjedh” dhe “cilësime”, i heq vizë.)
> Po, për heqjen e “kodit”.
> Jo për “procedure”. Procedura është radha e veprimeve në këtë rast,
> asgjë tjetër. Vetë anglishtja “procedure” e shpjegon si “a set of actions”.
> Pse duhet t’i bombardojmë ne kalamajtë me zhargon avokatësh?!? Do kenë
> kohë të helmohen, kur të rriten.

Problemi kryesor është që "te fusha e kodit kryesor/të veprimeve" nuk
është e saktë as si përkthim, dhe as nga ana gramatikore. Siç e kuptoj
unë, vargu anglisht ka kuptimin "main area or procedure area". Por
duhet parë se ku përdoret konkretisht, për të qën më i saktë.

> > msgid "Balance up to 10 pounds."
> > -msgstr "Baraspeshoni deri në 10 livra."
> > +msgstr "Baraspeshoni deri në 10 kile."
>
> Jo. Dy njësi të ndryshme matjeje. Kapja e idesë këtu do ta ndihmojë
> më vonë të kuptojë pse ka sisteme të ndryshme matjesh.

Google Translate faktikisht e përkthen "pound" si "funt". Nuk e di nga
vjen kjo "livra", ndoshta nga frëngjishtja?

> > msgid "How long is one rotation on Saturn?"
> > -msgstr "Sa i gjatë është një rrotullim në Saturn?"
> > +msgstr "Sa zgjat një rrotullim në Saturn?"
>
> Po. Madje “Sa zgjat një rrotullim i Saturnit?”

Ashtu duhet të jetë, por "on Saturn" më vë në dyshime.
Mund të ketë edhe gabime origjinali, p.sh. nga "of Saturn" është bërë
"on Saturn".

> > msgid "W or Up arrow: switch filling of the central ballast tank"
> > -msgstr "Tasti W ose shigjetë Sipër: hapni ose mbyllni mbushjen e
> > depozitës qendrore të balastit" +msgstr "Tasti W ose shigjeta Lart:
> > hapni ose mbyllni mbushjen e depozitës qendrore të balastit"
>
> Jo. Shih përkufizimet për “Sipër” dhe “Lart” në fjalor.

Po unë kam 50 vjet që flas shqip, duhet të shikoj fjalorin edhe për këto?
"Sipër" do të thotë "mbi diçka", kurse "lart" tregon drejtim, që ka
kuptim kur flasim për drejtimin e një shigjete.

> > msgid "Turning the upper valve on or off will alternatively allow or
> > stop the water from filling in the ballast tank, thus allowing it to
> > dive underwater."
> > -msgstr "Duke hapur ose mbyllur valvulën e sipërmes,
> > lejoni ose ndalni mbushjen me ujë të depozitës së balastit, duke
> > lejuar kështu zhytjen nën ujë."
> > +msgstr "Duke hapur ose mbyllur
> > valvulën e sipërme, lejoni ose ndalni mbushjen me ujë të depozitës së
> > zhytësit, duke lejuar kështu zhytjen e tij në ujë."
>
> Po, për s-në e tepërt. Jo, për zëvendësimin e balastit. (Që është term
> teknik i përdorur nga fusha përkatëse.)

Dakort, por ballast<-->balast nuk më duket shqip. A nuk paska një
fjalë shqip për atë gjë? Çfarë është në fakt një "ballast"? Se unë as
anglisht nuk e di, e jo më shqip.

> > msgid "Maximum value: 50000."
> > -msgstr "Vlerë maksimum: 50000."
> > +msgstr "Vlera maksimale: 50000."
>
> Po, për maksimale. Jo, për të shquarën.

Është prapë ai dypikëshi (:). "Maximum value:" është shkurtim për "The
maximum value:". Dhe e shquara ka kuptim sepse ka vetëm 1 vlerë
maksimale.
Por prapë, duke mos pasur parasysh kontekstin (ku shfaqet ky varg?)
nuk jam 100% i sigurtë.

> > msgid "Catch and drop each piece on the points."
> > -msgstr "Merrni dhe vini te pikat çdo copë."
> > +msgstr "Kapni çdo copë dhe lëreni te pikat."
>
> Jo. Bëhet fjalë për një puzzle. Nuk ka vend “kapja”

Mund të kesh të drejtë, nuk e kam parasysh ku shfaqet.

> Të fala,
> Besnik

Uff, nuk qënka kollaj të merresh me përkthime. Kur u lodha unë, merre
me mënd se sa lodhesh ti.

Të fala,
Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list