[KDE-SHQIP] GCompris: sugjerimet e fundit

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Sat Apr 10 10:31:42 BST 2021


On Sat, Apr 10, 2021 at 11:25 AM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:
>
> On Sat, 10 Apr 2021 07:03:44 +0200
> Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
>
> >
>
> Shumë prej sugjerimeve janë trajtuar në etapat e mëparshme.
>
> Kam ndryshuar “nxitje” në “shtysë”, këtë herë, sipas sugjerimit,
> pasi në një analizë të dytë, më duket se shpreh më mirë faktin që
> burimi është vetvetja, dhe jo “nxitje” nga dikush tjetër.
>
> Lidhur me propozimin:
>
>  msgid "Adding a loading overlay to let the user know that some actions
>  are taking place (loading an activity for example) and can take some
>  seconds."
> -msgstr "Shtim i një treguesi ngarkimi për ta lënë
>  përdoruesin të dijë po kryhen disa veprime (ngarkimi i një
>  veprimtarie, për shembull) dhe kjo mund të hajë disa sekonda."
>  +msgstr
>  "Duke shtuar një shtresë ngarkimi për ti bërë të ditur përdoruesit se
>  po kryhen disa veprime (ngarkimi i një veprimtarie, për shembull) dhe
>  mund të marrin disa sekonda."
>
> duhet ditur që ky është një zë në regjistër ndryshimesh të programit.
> Ndaj s’mund të përdoret trajta “duke + …”, por një emër që tregon se
> çfarë është bërë. (Shtim i kësaj, heqje e asaj, kalim i këtij atje,
> pastrim, spastrim, e të tjera forma të zakonshme në një regjistër
> ndryshimesh në një projekt.)
>
> Meqë jemi te ndërtimet e llojit “duke + …”, më duhet të them që
> përdorimi i tyre në shumicën e rasteve në përkthime programesh është
> në tym. Ndërtimi tingëllon artificial, sepse nuk është pjesë e
> praktikës së shqipes. Vjen një plakë dhe pyet gjyshen: “Hë moj, Gjyle,
> ç’po bën?” Përgjigja s’ka qenë kurrë “Ja, duke larë pjatat…” apo “Ja,
> duke pastruar oborrin, se do më vijnë krushqit…”. Përgjigja thjesht
> do ishte “Ja, po laj pjatat…” apo “Ja, po pastroj oborrin, se do më
> vijnë krushqit…”
>
> Përveç anës kuptimore, s’duhet harruar ekonomia në të përkthyer, shumë
> e rëndësishme në menu programesh, ku vendi shpesh është i kufizuar:

Unë thjesht sugjerime bëj, ti rregulloji vetë se ti e njeh më mirë
programin (GCompris).
Unë jam i mendimit që asnjë gjë nuk është e përsosur dhe pa gabime, as
sugjerimet. Ne mund të përpiqemi vazhdimisht për ti përmirësuar
gjërat, por duke e pasur të qartë edhe që përsosmëria nuk arrihet
kurrë.

>
> Duke luajtur
> Po luhet
>
> Trajta e dytë është 33% më e shkurtër. Pa humbje, vetëm me përmirësim
> në kuptim.
>
> Të fala,
> Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list