[KDE-SHQIP] GCompris: sugjerimet e fundit
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Sat Apr 10 10:25:34 BST 2021
On Sat, 10 Apr 2021 07:03:44 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
>
Shumë prej sugjerimeve janë trajtuar në etapat e mëparshme.
Kam ndryshuar “nxitje” në “shtysë”, këtë herë, sipas sugjerimit,
pasi në një analizë të dytë, më duket se shpreh më mirë faktin që
burimi është vetvetja, dhe jo “nxitje” nga dikush tjetër.
Lidhur me propozimin:
msgid "Adding a loading overlay to let the user know that some actions
are taking place (loading an activity for example) and can take some
seconds."
-msgstr "Shtim i një treguesi ngarkimi për ta lënë
përdoruesin të dijë po kryhen disa veprime (ngarkimi i një
veprimtarie, për shembull) dhe kjo mund të hajë disa sekonda."
+msgstr
"Duke shtuar një shtresë ngarkimi për ti bërë të ditur përdoruesit se
po kryhen disa veprime (ngarkimi i një veprimtarie, për shembull) dhe
mund të marrin disa sekonda."
duhet ditur që ky është një zë në regjistër ndryshimesh të programit.
Ndaj s’mund të përdoret trajta “duke + …”, por një emër që tregon se
çfarë është bërë. (Shtim i kësaj, heqje e asaj, kalim i këtij atje,
pastrim, spastrim, e të tjera forma të zakonshme në një regjistër
ndryshimesh në një projekt.)
Meqë jemi te ndërtimet e llojit “duke + …”, më duhet të them që
përdorimi i tyre në shumicën e rasteve në përkthime programesh është
në tym. Ndërtimi tingëllon artificial, sepse nuk është pjesë e
praktikës së shqipes. Vjen një plakë dhe pyet gjyshen: “Hë moj, Gjyle,
ç’po bën?” Përgjigja s’ka qenë kurrë “Ja, duke larë pjatat…” apo “Ja,
duke pastruar oborrin, se do më vijnë krushqit…”. Përgjigja thjesht
do ishte “Ja, po laj pjatat…” apo “Ja, po pastroj oborrin, se do më
vijnë krushqit…”
Përveç anës kuptimore, s’duhet harruar ekonomia në të përkthyer, shumë
e rëndësishme në menu programesh, ku vendi shpesh është i kufizuar:
Duke luajtur
Po luhet
Trajta e dytë është 33% më e shkurtër. Pa humbje, vetëm me përmirësim
në kuptim.
Të fala,
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list