[KDE-SHQIP] Sugjerimet për GCompris, deri më 2021-04-02
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Mon Apr 5 09:01:09 BST 2021
Tungjatjeta,
On Sun, 4 Apr 2021 19:17:48 -0400
Agron Selimaj <as9902613 at gmail.com> wrote:
> Per fjalen "Pound" ne shembullin
>
> > > > msgid "Balance up to 10 pounds."
> > > > -msgstr "Baraspeshoni deri në 10 livra."
>
> Nuk besoj qe qellimi i GCompris eshte te na mesoje sistemin amerikan
> te matjes. Prandaj vlen ta pyesim autorin qe te perdorim kilogram dhe
> SI ne pergjithesi sepse ajo eshte cka perdorin shqip-folesit.
> Besnik, ti ke qene ne kontakt me GCompri. A mund ti pyesesh?
Nuk është e nevojshme. Programi shpjegon - brenda shkallës që lejon
fokusi i GCompris-ë, kuptohet, se s’mund të zëvendësojë një kapitull
fizike kushtuar masës, apo sistemeve matëse - si pound-in, dhe njësi të
tjera ndoshta të Sistemit Perandorak, ashtu edhe kilogramin e Sistemit
Ndërkombëtar të Njësive. Dhe përkthimi këtë ka pasqyruar.
> Dhe, verzioni i GCompris qe ndodhet ne
> https://gitlab.com/ujdhesa/gcompris-translation.git
Ky s’përmban ndryshimet e bëra që prej krijimit të tij dhe që një
pjesë janë depozituar nga mirëmbajtësit e GCompris-ë.
Një pjesë, ato të bëra pas sugjerimeve të fundit, do t’i bashkëngjiten
degëve përkatëse në KDE, po në atë rrugë, besoj, në mos qofshin tashmë
atje.
Të fala,
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list