[KDE-SHQIP] Sugjerimet për GCompris, deri më 2021-04-02

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Fri Apr 2 22:06:09 BST 2021


On Fri, Apr 2, 2021 at 10:45 PM Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org> wrote:

> Mua s’më ndihmon, sepse prapë do të më duhet
> të përpunoj gjëra dorazi.
> Për shkak të natyrës së punës me përkthimin, nuk bëhet
> fjalë për pranim ose hedhje poshtë “en bloc” të një PR-je.

Në disa situata mund të ishte e dobishme, por në rastin tonë jo.
Ti vazhdo puno offline, me diff-et që do të dërgoj bashkangjitur. Por
komentet mund ti bësh në GitLab, meqë të jep mundësinë për të
komentuar pas çdo rreshti.
Në fund ajo merge request do pranohet ashtu siç është, pa ndryshime,
meqë varianti në GitLab paraqet versionin tim (me sugjerimet e mia),
dhe shërben si një bazë për diff-in e ardhshëm me sugjerimet e reja.

> Disa sugjerime janë të pranueshme 100%, disa pjesërisht,
> disa fare. Automatizim do të kishte vetëm nëse një PR
> përmban vetëm sugjerime të pranueshme 100%. Ose një PR
> për sugjerim, por kjo do barrë e madhe për të gjithë, po
> të kihet parasysh numri i vargjeve.
>
> Besnik
>
> -----------------------------------------------------------------------
>
> Po e kopjoj për lëndën. Por edhe si sinjalizim. Provova në IRC dhe
> dhe më sugjeruan të lidhem me sysadmins, por edhe mesazhi për ta u
> kthye pa u dërguar. Dikush i kërkoi në IRC ndihmën dikujt, por
> nuk kam marrë ndonjë përgjigje prej atij që duhet të ishte zgjidhja…

Më vjen keq që KDE përdor akoma IRC, mailing list, etj. Duhet të
fillojmë të përdorim Matrix, Signal, etj.
Me Matrix nuk kam shumë përvojë, por e kam në plan që ta instaloj një
server Matrix së shpejti.

> Faleminderit. Do të përpiqem t’i shoh dhe të komentoj nesër.

Kur të kesh kohë, deri para fundit të javës tjetër (që të mos
bllokohet zinxhiri i punës).

Dashamiri


More information about the Kde-i18n-sq mailing list