[KDE-SHQIP] Sugjerimet për GCompris, deri më 2021-04-02
Besnik Bleta
besnik at programeshqip.org
Fri Apr 2 21:45:19 BST 2021
Tungjatjeta,
I.
Mesazhi që vijon m’u kthye tre herë nga lista:
------------------------------------------------------------
From: Besnik Bleta <besnik at programeshqip.org>
To: kde-i18n-sq at kde.org
Subject: git për bashkërendim
Date: Mon, 29 Mar 2021 21:48:27 +0300
Mirëmbrëma,
On Mon, 29 Mar 2021 11:28:20 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> Kjo mund të jetë ide shumë e mirë … për të kordinuar sugjerimet,
> komentet etj. Nuk e di a mund të punojë Besniku me Git dhe git-flow
> (merge request, review, merge). Mund të ishte një mënyrë e mirë për
> tu kordinuar.
Mua s’më ndihmon, sepse prapë do të më duhet
të përpunoj gjëra dorazi.
Për shkak të natyrës së punës me përkthimin, nuk bëhet
fjalë për pranim ose hedhje poshtë “en bloc” të një PR-je.
Disa sugjerime janë të pranueshme 100%, disa pjesërisht,
disa fare. Automatizim do të kishte vetëm nëse një PR
përmban vetëm sugjerime të pranueshme 100%. Ose një PR
për sugjerim, por kjo do barrë e madhe për të gjithë, po
të kihet parasysh numri i vargjeve.
Besnik
-----------------------------------------------------------------------
Po e kopjoj për lëndën. Por edhe si sinjalizim. Provova në IRC dhe
dhe më sugjeruan të lidhem me sysadmins, por edhe mesazhi për ta u
kthye pa u dërguar. Dikush i kërkoi në IRC ndihmën dikujt, por
nuk kam marrë ndonjë përgjigje prej atij që duhet të ishte zgjidhja…
II.
On Fri, 2 Apr 2021 22:21:46 +0200
Dashamir Hoxha <dashohoxha at gmail.com> wrote:
> Besnik,
>
> Po ti dërgoj bashkangjitur skedarët diff, që ti kesh kollaj për të
> punuar lokalisht.
> Kurse për të diskutuar/komentuar sugjerimet, mund ta provojmë njëherë
> me GitLab:
> https://gitlab.com/kde-shqip/gcompris/-/merge_requests/1/diffs
>
> Këtë punë (nisjen e sugjerimeve) kam ndër mënd ta bëj pak a shumë një
> herë në javë, ose një herë në 2 javë.
>
> Dashamiri
Faleminderit. Do të përpiqem t’i shoh dhe të komentoj nesër.
Të fala,
Besnik
More information about the Kde-i18n-sq
mailing list