[KDE-SHQIP] Përkthimi i GCompris-ë në shqip

Besnik Bleta besnik at programeshqip.org
Wed Feb 24 21:34:16 GMT 2021


Tungjatjeta,

Përkthimi i GCompris-ë në shqip është thuajse
i përfunduar.

I mungon vetëm pjesa e zërave shpjegues, të cilët nuk
janë incizuar ende. (Por programi mundet ende të
përdoret: mungesa e zërave nuk e bën të papërdorshëm).
Incizimi i tyre do të dojë ca kohë, sepse duhet gjetur
dikush me teknikën e nevojshme dhe dikush me një zë
të përshtatshëm. 

Po qe se dikush nga të pranishmit në listë ka njohje
në qarqe të tilla, apo ndonjë ide se si mund të kryhej
kjo, do të ndihmonte shumë. (Për të pasur një ide, 
volumi i punës është diku te 1850 fjalë, një dyorësh
para mikrofonit ndoshta?)

Të fala,
Besnik


More information about the Kde-i18n-sq mailing list